Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ujësjellësi i Durrësit nuk falimenton/ Administratori: Ka menaxhim të ri, do shlyejë borxhet

20:59 / August 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
uk durres
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me reformën e re të ujësjellës kanalizimeve iniciuar nga qeveria, në fillimin e këtij viti u krijuan 15 shoqëri të reja rajonale.

Ujësjellësat në 61 bashkitë e vendit nuk kishin leverdi ekonomike, ndërsa detyrimet e prapambetura po rriteshin gjithnjë e më shumë. Tashmë pronësia e ujësjellësave rajonalë ka kaluar në varësi të ministrisë së energjisë, ndërsa bashkitë do kenë vetëm përfaqësues në borde.

Edhe ujësjellësi i Durrësit ka kaluar në këtë proces reformimi. Si kompani shtetërore, ajo nuk mundet ligjërisht të shpallë falimentin, pavarësisht stokut të detyrimeve.

“Ne kemi bërë likujdimin e ujësjellësit të Durrësit, pasi ajo tani ka kaluar në një shoqëri të re rajonale bashkë me ujësjellësit e katër bashkive të reja. Këtu nuk bëhet fjalë për falimentim, por evidentimin e stokut të detyrimeve. Duhet të themi se në vazhdojmë me planin e shlyerjes së detyrimeve ku kemi paguar 330 mln lekë detyrime dhe do ta vazhdojmë”, tha administratori Spartak Kovaçi.

Gati 40 mln euro apo 30% e stokut të borxhit në ujësjellësin e Durrësit janë borxhe ndaj OSHEE për fatura energjie. Por, shoqëria e re rajonale ka gati planin për shlyerjen e saj

“Me uljen e abuzimit me ujin, me rritjen e faturimit dhe arkëtimeve jam besimplotë se do t’i shlyejmë detyrimet vitin e ardhshëm”, shtoi Kovaçi.

Për të lehtësuar kostot e energjisë për ujësjellësit, qeveria mori vendim për t’i vendosur atyre një tarifë preferenciale, duke i mbrojtur nga çmimet në tregun e lirë që dyfishuan borxhet e kompanive.

Durres menaxhim ujesjellesi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tentoi të kalonte nga Shqipëria në Britani me armë zjarri, 42-vjeçari: Bëra qitje me shokët në Tropojë

15:20 / September 2, 2026

Helmohen 120 persona në Fushë Arrëz nga ndotja e ujit të pijshëm! Situata kritike prej katër ditësh, banorët e denoncuan

15:18 / September 2, 2026

Vijojnë ndryshimet në Bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin Blendi Sulaj

15:15 / September 2, 2026

Evis Sala reagon pas dorëheqjes: Kam pranuar angazhime në fushën time të ekspertizës! Mirënjohje Ramës për besimin

15:11 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.