Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ukraina arreston mësuesit rusë

17:55 / September 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ukraina 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoritetet ukrainase kanë arrestuar një numër të paspecifikuar të mësuesve rusë, të cilët u zhvendosën në qytetet ukrainase kur Rusia mori kontrollin e tyre pas nisjes së pushtimit në fund të shkurtit.

Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk, tha më 12 shtator se mësimdhënësit, të cilët erdhën në Ukrainë për të mësuar nxënësit në shkollat lokale ukrainase me kurrikulë ruse, “kanë kryer krime”.

“Sigurisht, gjykata do të vendosë për ndëshkimin e tyre, por në territorin e shtetit tonë janë një numër i madh i qytetarëve rusë të cilët erdhën në territoret e okupuara përkohësisht dhe ata sigurisht që do të përballen me drejtësinë, nëse nuk largohen menjëherë nga shteti ynë”, tha Vereshchuk.

Vereshchuk shtoi se mësuesit e arrestuar rusë nuk do të hyjnë në listën e shkëmbimit të të burgosurve, pasi ata nuk kanë qenë pjesë e formacioneve luftarake.

Më 10 shtator, mediat lokale ukrainase raportuan se një numër i paspecifikuar i mësuesve rusë kanë mbetur në Ukrainë, teksa trupat ruse dhe zyrtarët e emëruar nga Rusia janë larguar nga disa vendbanime në rajonin e Harkivit. Në këtë rajon, forcat ukrainase po rimarrin territorin e humbur në kundërofensivën që po zhvillojnë.

Më herët, ligjvënësi ukrainas, Oleksiy Honcharenko, tha se mësuesit rusë janë arrestuar në qytetin Kupiansk, në rajonin e Harkivit.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, më 13 shtator mohoi se në Harkiv të Ukrainës janë arrestuar mësues nga Rusia.

Ndërkaq, ministri rus i Arsimit, Sergei Kravtsov, shtoi se të gjithë mësuesit ukrainas, që kanë bashkëpunuar me autoritetet e emëruar nga Rusia dhe kanë vendosur që të largohen për në Rusi, u është dhënë ndihmë për të bërë një gjë të tillë./ Rel

arrestime mesues ruse ukraine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.