Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba, i krahasoi luftimet e zhvilluara në rajonin e Donbasit me Luftën e Dytë Botërore.
Teksa foli në një konferencë për shtyp në selinë e NATO-s në Bruksel, ai tha se situata po vështirësohet.
“Kjo do t’ju kujtojë Luftën e Dytë Botërore, me operacione të mëdha, përfshirjen e mijëra tankeve, automjeteve të blinduara, avionëve, artilerisë.”
Donbasi është zona e vjetër e Ukrainës që njihet për prodhimin e qymyrit dhe të hekurit.
