Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ukraina çliron fshatin strategjik nga forcat ruse

18:20 / August 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ukraina 770x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ushtria ukrainase ka thënë të martën se forcat e saj e kanë çliruar një fshat strategjik në jug të vendit, pas dy muajve luftimesh të ashpra, derisa Rusia po i vazhdon sulme me raketa dhe dronë mbi disa rajone të Ukrainës, duke e vrarë të paktën një person dhe duke i lënduar disa të tjerë.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, tha më 22 gusht se trupat ukrainase e kanë çliruar Robotinin, një fshat që gjendet përgjatë një rrugë të rëndësishme e cila çon drejt Melitopolit në rajonin Zaporizhja.

Melitopoli, i njohur si “porta drejt Krimesë”, u uzurpua nga trupat ruse në mars të vitit të kaluar, pas disa ditësh luftime të ashpra.

“Ushtarët e brigadës së 47-të e çliruan Robotinen”, Maliar shkroi në Telegram.

Brigada e 47-të e postoi një video online, në të cilën shihen gra të përlotura duke i përshëndetur ushtarët ukrainas, si dhe tha se është duke e organizuar evakuimin e civilëve nga fshati.

Instituti Amerikan për Studimin e Luftës (IASL) konfirmoi se trupat ukrainase kanë arritur “sukses të madh taktik” në Robotin më 20 dhe 21 gusht.

Nëse forcat ukrainase përparojnë dhe e çlirojnë Melitopolin, i cili ndodhet në mes të dy autostradave të rëndësishme dhe një stacioni të madh hekurudhor, mund ta përdorin këtë qytet si trampolinë për ta çliruar tërë rajonin Zaporizhja.

Ushtria ukrainase dhe zyrtarët rajonalë raportuan më 22 gusht për disa sulme ruse me dronë dhe raketa në Çernihiv, Zaporizhja, Krivi Rih dhe Kupiansk, ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se i ka zmbrapsur sulmet me dronë ndaj Moskës dhe rajoneve Briansk, derisa i mbylli përkohësisht tri aeroporte në kryeqytet.

Në rajonin e Çernihivit, një burrë u vra nga granatimet ruse, tha guvernatori Vyacheslav Chaus. Më 19 gusht, të paktën shtatë persona, përfshirë një fëmijë, u vranë dhe 129 të tjerë u plagosën nga një sulm rus me raketë në këtë qytet.

Po ashtu, më 22 gusht, një person u plagos dhe 20 ndërtesa u dëmtuan nga një sulm rus me raketë në Krivi Rih, tha guvernatori Serhiy Lysak në Telegram.

Rusia e sulmoi edhe qytetin Zaporizhja gjatë natës, duke shkaktuar dëme por jo viktima, tha sekretari i Këshillit të Qytetit të Zaporizhjas, Anatoliy Kurtev, më 22 gusht./ REL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbi 1,000 të vdekur nga përmbytjet në Nepal dhe Kinë

09:54 / September 1, 2026

Sulm me thikë në Times Square/ Gruaja vret një person, plagos një tjetër dhe qëllohet për vdekje nga policia

08:51 / September 1, 2026

Ukraina godet me dronë Rusinë, mbulohet nga flakët porti i rëndësishëm rus

08:47 / September 1, 2026

29 vjet pas vdekjes së Dianës, Harry rikthehet në Britani dhe trazon monarkinë

17:59 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.