TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Ja përse në ashensorë ka gjithmonë pasqyrë

23:58 / August 12, 2022

Zbulohet këngëtarja e njohur shqiptare që do performojë në Sunny Hill në Tiranë

23:49 / August 12, 2022

Synimi i rradhës Hollywood-i, Delinda Disha ndan me ndjekësit ëndrrën e saj

23:44 / August 12, 2022

Ndodh puthja e parë te ‘Kepi i tundimeve’

23:34 / August 12, 2022

Shenjat paralajmëruese që tregojnë se vuani nga ankthi

23:29 / August 12, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

Ukraina dënon dekretin e Putinit për shtetësinë ruse

22:58 / July 11, 20222 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ukraina ka dënuar dekretin e ri të nënshkruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, që lejon ukrainasit në të gjitha pjesët e shtetit të marrin shtetësi ruse.

“Ky dekret është një tjetër cënim i sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, që nuk është në pajtueshmëri me normat dhe parimet e ligjit ndërkombëtar”, tha më 11 korrik Ministria e Jashtme ukrainase.

Dekreti thotë se të gjithë shtetasit ukrainas dhe personat pa shtetësi që banojnë në Ukrainë mund të marrin pasaporta ruse përmes proçedurës së thjeshtuar që Moska ka prezantuar më 2019 për banorët e rajoneve të Donjeckut dhe Luhanskut, pjesë të të cilave janë kontrolluar nga separatistët pro-rusë që prej vitit 2014.

Që nga 25 maji i këtij viti, ky rregull vlen edhe për banorët e dy rajoneve të tjera ukrainase, Herson dhe Zaporizhja, pjesë të të cilave janë pushtuar gjatë pushtimit që Moska ka nisur në shkurt. Dhe tani, marrja e shtetësisë vlen për të gjithë banorët në Ukrainë.

Dekreti ka rritur shqetësimet lidhur me qëllimet e Rusisë në luftën kundër Ukrainës, tha një analiste me bazë në Kiev.

Zgjerimi “nënkupton se planet ruse për pushtim nuk kanë kufizime gjeografike”, tha Maria Zolkina, udhëheqëse e studimeve të sigurisë dhe konfliktit në Fondacionin për Nisma Demokratike, me seli në Kiev.

Putin dhe zyrtarë të tjerë rusë kanë insistuar se qëllimi i luftës nuk është pushtimi i Ukrainës. Megjithatë, Moska dhe autoritetet e vetëshpallura ruse në territoret e pushtuara ukrainase tani thonë se këto rajone duhet të bëhen pjesë e Rusisë.

Autoritetet ruse të instaluara në territoret e pushtuara ukrainase në rajonet Herson dhe Zaporizhja më herët kanë thënë se kanë ngritur qendra të lëshimit të pasaportave për qytetarët ukrainas të cilët duan të pajisen me pasaporta ruse.

Në rajonin e Luhanskut dhe Donjeckut, që njihen me termin Donbas, liderët e separatistëve pro-rusë kanë thënë se qindra-mijëra banorë lokalë që nga viti 2019 kanë marrë shtetësinë ruse.

dekret shtetesi ruse ukraina
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Ambasadori britanik: Të gjithë emigrantët e paligjshëm do kthehen nga Anglia, s’do shkelin më kurrë në MB

23:06 / August 12, 2022

Masakra në Mal të Zi/ Ky është autori, vrau 10 persona pas sherrit për qiranë, mes viktimave dy fëmijë

22:52 / August 12, 2022

Publikohet urdhri që lejoi FBI të kontrollonte rezidencën e Donald Trump

22:48 / August 12, 2022

U gjetën pa jetë pas disa javësh në dhomat e gjumit, misteri që rrethon vdekjen e dy motrave saudite në Australi

22:41 / August 12, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Ambasadori britanik: Të gjithë emigrantët e paligjshëm do kthehen nga Anglia, s’do shkelin më kurrë në MB

23:06 / August 12, 2022

Përmbysja e kamionit me grurë në autostradë, reagon ashpër Erion Braçe: Është e shëmtuar, buka nuk shkelet! Ju zotërinj të policisë…

21:46 / August 12, 2022

Përplasen dy makina në aksin Levan-Tepelenë, 8 të plagosur në spitalin e Fierit

21:21 / August 12, 2022

“Do ketë ‘non grata’ të tjerë”- Ambasadori britanik paralajmëron: Do bëhen rutinë! Deri në fund të vitit…

20:37 / August 12, 2022
Raporto Tani
Te fundit

Ja përse në ashensorë ka gjithmonë pasqyrë

23:58 / August 12, 2022

Zbulohet këngëtarja e njohur shqiptare që do performojë në Sunny Hill në Tiranë

23:49 / August 12, 2022

Synimi i rradhës Hollywood-i, Delinda Disha ndan me ndjekësit ëndrrën e saj

23:44 / August 12, 2022
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.