Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ukraina dënon me 12 vjet burg pilotin rus

16:56 / March 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ioo 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një gjykatë në Ukrainë ka dënuar me 12 vjet burgim oficerin e Forcave Ajrore Ruse, Aleksei Loboda, me akuzën për shkelje të ligjeve të luftës.

Kështu tha më 3 mars Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.

Kjo zyrë tha se bombardimi i Lobodës ndaj objektivave civile në lindje të Ukrainës, rajoni i Harkivit, në mars të vitit 2022, kishte shkatërruar një qendër transmetimi që nuk ishte përdorur për asnjë aktivitet ushtarak.

Piloti rus u kap pas rrëzimit të avionit të tij nga forcat e armatosura ukrainase.

Konventat e Gjenevës dhe protokollet shtesë të formuara nga gjykatat ndërkombëtare thonë se palët e përfshira në një konflikt ushtarak duhet të bëjnë dallimin midis “objekteve civile dhe objektivave ushtarake”, dhe se sulmet ndaj objekteve civile janë të ndaluara.

Ky ndalim është i kodifikuar edhe në Statutin e Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), e cila në fillim të këtij viti hapi një hetim për krime të mundshme lufte në Ukrainë.

Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot./ Rel

pilotin rus ukraina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Droni godet Khersonin dhe lë një viktimë, Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

08:38 / June 5, 2026

BE do të ofrojë 100 milionë euro për ushtrinë e Libanit

07:53 / June 5, 2026

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

20:22 / June 4, 2026

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.