Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ukraina dhe Moldavia në BE, KE-ja rekomandon nisjen e negociatave. Gjeorgjia me statusin vend kandidat

13:15 / November 8, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1699444560xprogres raporti frame 9761 895
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni Evropian rekomandoi nisjen e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, si dhe dhënien e statusit të vendit kandidat për Gjeorgjinë. KE rekomandoi edhe hapjen e negociatave të anëtarësimit të Bosnje e Hercegovinës me BE-në, kur të arrihet shkalla e nevojshme e pajtueshmërisë me kriteret për anëtarësim. Komisioni do t’i raportojë Këshillit deri në mars 2024 për çdo progres.

Sipas Von der Leyen, Ukraina ka përmbushur katër nga shtatë parakushtet për hapjen e negociatave, ndërkohë që ka ende punë për t’u bërë në luftën kundër korrupsionit, deoligarkizimit dhe të drejtave të pakicave. Po kështu edhe Moldavia duhet të finalizojë reformat gjyqësore dhe të prezantojë masa të mëtejshme kundër korrupsionit.

Komisioni Evropian rekomandoi gjithashtu përmirësimin e Gjeorgjisë në statusin e vendit zyrtar kandidat për në BE. Edhe Bosnjë Hercegovina, sipas presidentes së KE-së ka bërë përpjekje pozitive në rrugën drejt anëtarësimit në BE, sa i takon impenjimeve politike të partive dhe luftës kundër korrupsionit, por shqetësuese sipas saj janë ligjet kushtetuese referuar Republikës Srpska.

Me rekomandimin e Komisionit, liderët e BE-së mund të mbështesin hapjen e bisedimeve të pranimit gjatë samitit të ardhshëm të Këshillit Evropian më 12 dhjetor, një vendim që kërkon miratimin unanim të të 27 vendeve anëtare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shefi i CIA-s paralajmëroi kundër sulmeve ndaj vendeve të NATO-s? Moska mohon raportimet e mediave amerikane: Materiale me histori tmerri

17:13 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruajnë marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive

14:15 / August 26, 2026

Sulmet ruse me dronë godasin pikat e karburantit në Ukrainë, qindra objekte të dëmtuara

11:59 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.