Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ukraina do të pranojë 6 miliardë euro nga BE në dy muajt e ardhshëm

19:06 / March 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
denys
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ukraina do t’i pranojë 6 miliardë euro nga Bashkimi Evropian në dy muajt e ardhshëm, tha kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, të premten.

Qeveria ukrainase pret t’i marrë 4.5 miliardë euro në mars, ndërsa 1.5 miliard euro të tjera në prill, sipas Shmyhalit.

BE-ja u pajtua në shkurt për një paketë të ndihmës financiare për Ukrainën në vlerë prej 50 miliardë eurosh për një periudhë katërvjeçare.

“Këtë vit, ne synojmë t’i marrin 16 miliardë euro nga Bashkimi Evropian. Ukraina do t’i ketë burimet për të luftuar dhe për të fituar. Ky është synimi ynë kryesor dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për këtë”, theksoi ai, shkruan REL.

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka hyrë në vitin e tretë dhe Kievi varet tejet shumë nga mbështetja ekonomike dhe ushtarake e aleatëve të vet perëndimorë.

Ndihma ekonomike në vlerë miliarda euro në dy vjetët e para i ndihmoi Qeverisë ta ruajë qëndrueshmërinë makroekonomike, ta luftojë inflacionin dhe t’i kryejë me kohë pagesat e pensioneve dhe rrogat në sektorin publik.

Ukraina e përdor shumicën e buxhetit të brendshëm nga të hyrat për ta financuar mbrojtjen.

Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se Ukraina i mori 73.6 miliardë euro nga shtetet e jashtme në vitet 2022 dhe 2023.

Por, në dy muajt e parë të këtij viti, Kievi i mori vetëm 1.2 miliard dollarë, pasi paketat e mëdha financiare u zvarritën apo u bllokuan.

Ministri i Financave i Ukrainës, Serhiy Marchenko, ka thënë se vendi i tij ka nevojë për 3 miliardë dollarë në muaj për ta kapërcyer vitin 2024.

BE denys shmyhal ukraina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

08:39 / February 10, 2026

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.