Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Ukraina gati për sulm bërthamor me aleatët”, Zelensky i përgjigjet Moskës: Vetëm ju mund ta bëni ketë

16:31 / October 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zelensky y 1280x720 1 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vetëm Rusia mund të përdorë armë bërthamore në Europë. Kështu i përgjigjet presidenti Vlodymyr Zelensky sugjerimeve të ministrit të Brendshëm rus, Sergei Shoigu, se Kievi po përgatitet të përdorë eksplozivë me materiale radioaktive në konflikt. Presidenti Zelensky dënoi ashpër pretendimet, që siç tha, tregojnë se vetë Moska po përgatit një sulm të tillë.

“Kur ministri i mbrojtjes në Rusi foli për të ashtuquajturat “bomba të pista bërthamore”, të gjithë e kuptuan shumë mirë. E kuptuan burimin e të gjitha gjërave të pista në këtë luftë. Është Rusia që nisi shantazhet bërthamore në Zaporizhia. Është trajektorja që ndjekin raketat ruse, të cilat bien edhe mbi objekte bërthamore. Janë trupat ruse që kanë minuar hidrocentralin e Kakovkës dhe që kanë përdorur bomba me fosfor dhe armë të tjera të ndaluara kundër civilëve”, deklaroi presidenti Ukrainas.

Ministri i mbrojtjes në Rusi, Sergi Shoigu, i bëri deklaratat lidhur me mundësinë e përdorimit të pajisjeve radioaktive nga Kievi, gjatë një telefonate me homologun britanik Ben Wallace.

Ai tha se ishte i shqetësuar mbi provokime të mundshme nga Kievi që përfshijnë përdorimin e të ashtuquajturave “bomba të pista”.

Në një deklaratë, Ministria e Mbrojtjes në Britaninë e Madhe u shpreh se “ministri Shoigu tha se Ukraina po planifikonte provokime me ndihmën e shteteve perëndimore, përfshirë Britaninë e Madhe, për të përshkallëzuar konfliktin në Ukrainë”. Sekretari i mbrojtjes refuzoi pretendimet, dhe kërkoi që akuza të tilla të mos përdoren si pretekst për përshkallëzime të mëtejshme.

Shoigu ia përcolli alarmin e Moskës edhe ministrave të tjerë të mbrojtjes në SHBA, Francë e Turqi, por pa ofruar prova. Por edhe këto shtete reaguan njësoj si Britania e Madhe duke hedhur poshtë ato që i quajtën akuza të rreme të Moskës. Analistë ushtarakë thonë se akuzat e Rusisë vijnë pas disfatave të rënda të ushtrisë së Moskës në terren, teksa trupat ukrainase vijojnë kundërofensivën në lindje dhe jug të vendit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentari për Gazën “NAZA” mahnit Venedikun dhe thyen rekordin e duartrokitjeve në këmbë

17:39 / September 11, 2026

Dy javë pas vdekjes së mbretit Harald V të Norvegjisë, ndërron jetë dhe motra e tij, princesha Astrid

17:18 / September 11, 2026

Zelensky konfirmon takimin me Trump në fund të shtatorit: Pas mbledhjes në Nju Jork mund të jem më i hapur për negociatat

12:07 / September 11, 2026

Skandal spiunazhi në Britani/ Arrestohen dy persona, dyshohet se po shpërndanin informacion për inteligjencën iraniane

19:02 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.