Ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio ka deklaruar këtë mbrëmje largimin e tij nga Lëvizja 5 Yje.
Ndarja e tij nga kjo Lëvizje, falë së cilës u bë një nga emrat më të rëndësishëm të politikës e qeverisë italiane, erdhi pas qëndrimit të kësaj force politike, aleate e koalicionit të qeverisë Draghi, të mos pranojë linjën e qeverisë për të vazhduar dërgimin e armatimeve luftarake në favor të Ukrainës.
Lideri i kësaj Lëvizje Giuseppe Conte prej disa javësh ka kërkuar në emër të forcës politike që përfaqëson, gjetjen e një rruge diplomatike në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë e jo rrugën e furnizimit me armë.
Luigi Di Maio deklaroi se “pas javësh tensione e debatesh publike, sot u votua në Parlament rezoluta në favor të mbështetjes së plotë të qeverisë Draghi për të bërë një zgjedhje historike. Italia vend i G7 zgjodhi vlerat e lirisë e demokracisë së një populli si Ukraina e jo një qëndrim jo të qartë. Më vjen keq ta them se forca kryesore politike në qeveri e në parlamentin italian, nuk mbështeti qeverinë e vuri më diskutim qëndrimin e KM. Lufta nuk është një show politik”, tha ai.
“Në këtë moment historik të mbeshtetes vlerat atlantike e europeiste është rruga më e drejtë e nuk mund të pranojmë të qëndrojmë në anën e kundërt të historisë.”
Bashkë me Ministrin e Jashtëm Di Maio nga Lëvizja 5 Yje largohen dhe një numër deputetësh e senatorësh duke e bërë këtë forcë politike jo me forca e parë në Parlamentin italian si dhe jo më forca kryesore e qeverisë së koalicionit Draghit.
“Largohem së bashku me parlamentarë të tjere nga Lëvizja 5 yje. Nuk e kisha menduar kurrë por prej sonte nis një rrugëtim të ri me nje fjalë të vetme: e vërteta që u duhet thënë italianëve. Nuk do të krijojmë një forcë të re politike por vihemi në dispozicion për të gjithë. Nuk ka vend për urrejtje, populizëm, sovranizëm e ekstremizëm. Në këtë 1 vit e gjysëm që kam punuar me Draghin them se ndjehem krenar për punën e kryer në diplomacinë italiane”.