Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ukraina i jep goditjen e parë politikës italiane, Di Maio largohet nga 5 Yjet, merr pas deputetë e senatorë

22:17 / June 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
di maio
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio ka deklaruar këtë mbrëmje largimin e tij nga Lëvizja 5 Yje.

Ndarja e tij nga kjo Lëvizje, falë së cilës u bë një nga emrat më të rëndësishëm të politikës e qeverisë italiane, erdhi pas qëndrimit të kësaj force politike, aleate e koalicionit të qeverisë Draghi, të mos pranojë linjën e qeverisë për të vazhduar dërgimin e armatimeve  luftarake në favor të Ukrainës.

Lideri i kësaj Lëvizje Giuseppe Conte prej disa javësh ka kërkuar në emër të forcës politike që përfaqëson, gjetjen e një rruge diplomatike në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë e jo rrugën e furnizimit me armë.

Luigi Di Maio deklaroi se “pas javësh tensione e debatesh publike, sot u votua në Parlament rezoluta në favor të mbështetjes së plotë të qeverisë Draghi për të bërë një zgjedhje historike. Italia vend i G7 zgjodhi vlerat e lirisë e demokracisë së një populli si Ukraina e jo një qëndrim jo të qartë. Më vjen keq ta them se forca kryesore politike në qeveri e në parlamentin italian, nuk mbështeti qeverinë e vuri më diskutim qëndrimin e KM. Lufta nuk është një show politik”, tha ai.

“Në këtë moment  historik të mbeshtetes vlerat atlantike e europeiste është rruga më e drejtë e nuk mund të pranojmë të qëndrojmë në anën e kundërt të historisë.”

Bashkë me Ministrin e Jashtëm Di Maio nga Lëvizja 5 Yje largohen dhe një numër deputetësh e senatorësh duke e bërë këtë forcë politike jo me forca e parë në Parlamentin italian si dhe jo më forca kryesore e qeverisë së koalicionit Draghit.

“Largohem së bashku me parlamentarë të tjere nga Lëvizja 5 yje. Nuk e kisha menduar kurrë por prej sonte nis një rrugëtim të ri me nje fjalë të vetme: e vërteta që u duhet thënë italianëve. Nuk do të krijojmë një forcë të re politike por vihemi në dispozicion për të gjithë. Nuk ka vend për urrejtje, populizëm, sovranizëm e ekstremizëm. Në këtë 1 vit e gjysëm që kam punuar me Draghin them se ndjehem krenar për punën e kryer në diplomacinë italiane”.

5 yjet di maio Itali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.