Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ukraina kryen sulmin e saj më të madh me dron në Rusi

10:26 / September 2, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ukraine
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ukraina nisi gjatë fundjavës një nga sulmet e saj më të mëdha me dron ndaj Rusisë. Sulmet janë përqendruar ndaj rafinerive dhe termocentraleve.

Video të ndryshme kanë qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale, të cilat tregojnë përmasat e sulmit, kryesisht në Moskë dhe rajonin fqinj Tver.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka pranuar publikisht përmasat e këtij sulmi nga Ukraina, por nënvlerësoi efektin e tij. Autoritete ruse bënë të ditur për mediat e huaja se rreth 158 mjete ajrore pa pilot (UAV) u kapën nga mbrojtja ajrore  gjatë natës në 15 rajone të Rusisë.

Sulmet ukrainase vijnë pas një sërë sulmesh të tjera të bëra gjatë javës. Kur të enjten e kaluar si pasojë e sulmeve ajrore u përfshinë nga flakët disa rezervuarë të naftës në një rafineri në rajonin e Rostovit.

000

Presidenti i Ukrainës Volodymur Zelensky është shprehur me anë të një postimi në rrjetin  tij social “X” se sulmet më të fundit me dronë në Rusi ishte kundërpërgjigje e sulmeve të përsëritura të Moskës.

“Rusia po terrorizon edhe një herë Kharkivin, duke goditur infrastrukturën civile dhe vetë qytetin. Është plotësisht e justifikuar që ukrainasit t’i përgjigjen terrorit rus me çdo mjet të nevojshëm për ta ndaluar atë,” ka shkruar Zelensky.

Sipas autoriteteve lokale ukrainase të paktën 41 persona mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi ajror nga Rusia.

Ndërkaq që nga pushtimi i saj Rusia vazhdimisht ka shënjestruar infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

dron sulmin ukraina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ekstradohet nga Italia në Kosovë personi i kërkuar nga Interpoli, ja për çfarë akuzohet

22:41 / October 6, 2026

Kreu i PDK-së refuzon propozimin e Kurtit për zgjedhjen e kreut të shtetit, Hamza: Nuk ka president pa marrëveshje

22:01 / October 6, 2026

Franca në revoltë, mbi 450 mijë studentë në protesta

20:39 / October 6, 2026

Studentët në Francë protestë kombëtare! Mbi 190 të plagosur, përleshje në Lion dhe Strasburg

15:10 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.