Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ukraina ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Korenë e Veriut

23:14 / July 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ukraina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ukraina ka shkëputur raportet me Korenë e Veriut më 13 korrik pasi Phenjani njohu dy territore në lindje të Ukrainës, si territore të pavarura.

“Ne vlerësojmë se ky vendim është përpjekje nga Phenjani për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës përmes një deklarate të publikuar në ueb-faqen e saj.

“Njohja nga Koreja e Veriut e ‘subjektivitetit’ të regjimeve pushtuese ruse në rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut është e pavlefshme, nuk do të ketë pasoja ligjore dhe nuk do të ndryshojë kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës”, u tha në deklaratë.

Më herët gjatë 13 korrikut, mediat ruse raportuan se Koreja e Veriut ka njohur “pavarësinë” e pjesëve të rajoneve të Donjeckut dhe Luhanskut që janë të pushtuara nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ukrainase po ashtu u dënua vendimi i Koresë së Veriut dhe u tha se në përgjigje të këtij “akti jomiqësor” Ukraina do të shkëpusë raportet diplomatike me Phenjianin. Kontaktet politike dhe ekonomike veçse janë pezulluar për shkak të sanksioneve ndërkombëtare të vendosura ndaj Koresë së Veriut për shkak të programit të saj bërthamor.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitry Kuleba, tha se vendimi i Koresë së Veriut më shumë flet për “toksicitetin” e Moskës sesa të Phenjanit.

“Rusia më nuk ka aleat në botë, përveç të atyre shteteve që varen financiarisht dhe politikisht dhe niveli i izolimit të Federatës Ruse shpejt do të arrijë në nivelin e izolimit të Koresë së Veriut. Ukraina do të vazhdojë të përgjigjet ashpër në përpjekjet për cënimin e sovranitetit dhe integritetit territorial”, tha Kuleba.

Ambasada e Koresë së Veriut në Moskë ka konfirmuar vendimin e Phenjanit, duke e bërë Korenë e Veriut vetëm vendin e tretë në botë, pas Rusisë dhe Sirisë, që kanë njohur pavarësinë e dy entiteteve të Ukrainës në rajonin e Donbasit.

Koreja e Veriut marredheniet ukraina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.