TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Raporti britanik për largimin e shqiptarëve me gomone, Këlliçi: Shqipëria si Eritrea dhe Iraku

14:59 / August 9, 2022

Rrezikoi të mbytej/ Pushuesit dhe dy roje bregdetare shpëtojnë të riun në plazhin e Spillesë

14:54 / August 9, 2022

Nano takon drejtorin e Byrosë së sigurisë maqedonase

14:45 / August 9, 2022

Rama merr pjesë në Lojërat e Solidaritetit Islamik në Antalja

14:34 / August 9, 2022

3 shenjat e Horoskopit që zemërohen shumë lehtë

14:29 / August 9, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

Ukraina ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Korenë e Veriut

23:14 / July 13, 20222 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ukraina ka shkëputur raportet me Korenë e Veriut më 13 korrik pasi Phenjani njohu dy territore në lindje të Ukrainës, si territore të pavarura.

“Ne vlerësojmë se ky vendim është përpjekje nga Phenjani për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës përmes një deklarate të publikuar në ueb-faqen e saj.

“Njohja nga Koreja e Veriut e ‘subjektivitetit’ të regjimeve pushtuese ruse në rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut është e pavlefshme, nuk do të ketë pasoja ligjore dhe nuk do të ndryshojë kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës”, u tha në deklaratë.

Më herët gjatë 13 korrikut, mediat ruse raportuan se Koreja e Veriut ka njohur “pavarësinë” e pjesëve të rajoneve të Donjeckut dhe Luhanskut që janë të pushtuara nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ukrainase po ashtu u dënua vendimi i Koresë së Veriut dhe u tha se në përgjigje të këtij “akti jomiqësor” Ukraina do të shkëpusë raportet diplomatike me Phenjianin. Kontaktet politike dhe ekonomike veçse janë pezulluar për shkak të sanksioneve ndërkombëtare të vendosura ndaj Koresë së Veriut për shkak të programit të saj bërthamor.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitry Kuleba, tha se vendimi i Koresë së Veriut më shumë flet për “toksicitetin” e Moskës sesa të Phenjanit.

“Rusia më nuk ka aleat në botë, përveç të atyre shteteve që varen financiarisht dhe politikisht dhe niveli i izolimit të Federatës Ruse shpejt do të arrijë në nivelin e izolimit të Koresë së Veriut. Ukraina do të vazhdojë të përgjigjet ashpër në përpjekjet për cënimin e sovranitetit dhe integritetit territorial”, tha Kuleba.

Ambasada e Koresë së Veriut në Moskë ka konfirmuar vendimin e Phenjanit, duke e bërë Korenë e Veriut vetëm vendin e tretë në botë, pas Rusisë dhe Sirisë, që kanë njohur pavarësinë e dy entiteteve të Ukrainës në rajonin e Donbasit.

Koreja e Veriut marredheniet ukraina
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Parashikimi i tmerrshëm për Britaninë e Madhe

13:49 / August 9, 2022

“Open Balkan”, media serbe: Në shtator priten që të punësohen 30 mijë shqiptarë dhe maqedonas

13:22 / August 9, 2022

Rusia do të ndërtojë një bazë ushtarake në Serbi

10:57 / August 9, 2022

Mediat jehonë faqeve në TikTok që reklamojnë kalimin ilegal në Angli, e ku thuhet: Çmimi u ul

10:40 / August 9, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Raporto Tani
Kryesoret

Rrezikoi të mbytej/ Pushuesit dhe dy roje bregdetare shpëtojnë të riun në plazhin e Spillesë

14:54 / August 9, 2022

Pronarët e mjeteve ujore priten nga Gledis Nano: Na premtoi se çështja zgjidhet brenda tre ditëve

12:59 / August 9, 2022

Bordi i Transparencë ul me 4 lekë naftën, por rrit me 1 lekë benzinën! Gazi nuk ndryshon

12:41 / August 9, 2022

Partia e Lirisë nxjerr fakte të reja: Rama ka lënë peng pronat publike për llogari të inceneratorëve

12:22 / August 9, 2022
Te fundit

Raporti britanik për largimin e shqiptarëve me gomone, Këlliçi: Shqipëria si Eritrea dhe Iraku

14:59 / August 9, 2022

Rrezikoi të mbytej/ Pushuesit dhe dy roje bregdetare shpëtojnë të riun në plazhin e Spillesë

14:54 / August 9, 2022

Nano takon drejtorin e Byrosë së sigurisë maqedonase

14:45 / August 9, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.