Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ukraina raporton rritje të nivelit të rrezatimit në Çernobil. Tragjedia mund të ripërsëritet, rrezikon edhe Shqipëria

09:33 / February 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cernobil
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoritetet ukrainase thanë se nivelet e rrezatimit janë rritur në zonën e Çernobilit, që prej se kjo uzinë bërthamore u mor nën kontroll nga trupat pushtuese ruse.

Ekspertët në Agjencinë Bërthamore të Ukrainës thanë se nivelet e rrezatimit kanë ndryshuar për shkak të lëvizjes së pajisjeve të rënda ushtarake në atë zonë, duke ngritur në ajër pluhurin radioaktiv.

Uzina e Çernobilit, që është jashtë funksionit, u mor nën kontroll nga forcat ruse më 24 shkurt, pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka konfirmuar se kanë marrë nën kontroll Çernobolin, por ka thënë se nivelet e rrezatimit ishin normale në uzinën bërthamore.

Çernobili dhe Shqipëria

Edhe pas më shumë se tre dekadash, zona përreth qytetit të Pripyatit nuk banoret më dhe qyteti fantazëm është “pushtuar” nga kafshët dhe bimësia, raporton abcnews.al.

Megjithatë, shkencëtarët i tremben rikthimit të problemit të Çernobilit pasi nuk është bërë një pastrim i materialit radioaktiv që gjendej në reaktorin nr.4 të centralit.

Fillimisht, autoritetet sovjetike e mbuluan reaktorin me beton me qëllim që të mos lejohej kontaminimi i mëtejshëm i zonës me material radioaktiv, por me kalimin e viteve ajo mbulesë u dobësua duke bërë që një grup shtetesh të financonin ndërtimin e në mbulese tjetër më të sigurt në vitin 2010.

Por, edhe pse ka sipër dy mbulesa, problem me reaktorin mbetet, madje dhe në kohë paqeje, pasi futja e ujit nga shirat mund të rindezë reaksionin kimik mes materialeve radioaktive që gjenden të “varrosura” dhe kjo do t’i rikthente ato në një rrezik për kontaminimin e zonave të gjëra.

“I ngjan thëngjillave në mangal. Vjen një moment dhe ata rindizën nëse fryn pa erë”, shprehet Neil Hyatt, profesor i materialeve kimike në Universitetini e Sheffieldit.

Kur shpërtheu Çernobili, u prek pjesa më e madhe e Europës, përfshi edhe Shqipërinë. Një rikthim i këtij problemi, qoftë edhe në përmasa më të vogla përbën sërish një rrezik për Ballkanin dhe vendin tonë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Çfarë e shkaktoi shpërthimin?/ Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave

17:57 / September 27, 2026

Kriza e emigrantëve në Ceuta, Sanchez: Po punojmë intensivisht, është çështje njerëzimi

17:23 / September 27, 2026

Dorëhiqet Vuçiç: Nder i madh të isha president

16:39 / September 27, 2026

Rama: Askush s’më akuzon dot se kam vepruar kundër Shqipërisë, jam për të bërë histori, jo pasuri

15:18 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.