6 janari shënon sërish vigjiljen e Krishtlindjes në Ukrainë.
Në qytetin perëndimor Mukaçevo, besimtarët u mblodhën në manastirin shekullor ortodoks të Shën Nikollës për të ndjekur meshën e shenjtë.
Energjia elektrike u ndërpre në fund të shërbesës, por disa besimtarë vazhduan të qëndronin, duke kënduar nën dritën e qiriut.
“Pa drita ishte edhe më mirë, sepse u kthyem në kohët antike. Gjithashtu, liturgjia ishte ndryshe dhe ne e përjetuam ndryshimin. Nuk ankohemi”, tha arqipeshkvi i Manastirit të Shën Nikollës në Ukrainë.