Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ukrainasit marrin masat për luftë, si shfaqet situata në qytetin 40 km larg “armikut”

21:18 / February 2, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ukraine1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Perëndimi i ka kërkuar Rusisë që të ulë tensionet me Ukrainën dhe të tërheqë makinerinë ushtarake nga kufiri me vendin fqinj. Por situata në qytetin Kharkiv në pjesën verilindore të Ukrainës, vetëm 40 kilometra larg kufirit ku janë stacionuar mijëra trupa ruse, ndihet e rrezikshme, sipas banorëve të qytetit. Qyteti i dytë më i madh i Ukrainës është një nga qendrat kryesore industriale të vendit dhe përfshin dy fabrika që restaurojnë tanket e vjetra të epokës sovjetike dhe ndërtojnë modele të reja.

Situata në qytetin mbi 350 vjeçar Kharkiv duket e tensionuar. Vetëm 40 kilometra larg kufirit ku Rusia ka stacionuar mijëra trupa dhe makineri të rënda ushtarake, qyteti është i ndarë mes atyre që dalin vullnetarë për t’i rezistuar ofensivës ruse dhe atyre që thjesht duan të jetojnë jetët e tyre në paqe.

Nëse Rusia sulmon, shumë nga rreth 1 milion banorët e Kharkiv-it thonë se do të jenë të gatshëm të mbrojnë qytetin e tyre kundër një prej fuqive më të mëdha ushtarake në botë.

Klinika e dentisit Oleksandr Dikalo, në katin e parë të një pallati 16-katësh, është caktuar si vend strehim për disa qindra banorë në rast lufte. Mjeku Dikalo di të përdorë armët. Ai ka shërbyer në ushtrinë sovjetike dhe ka qënë i stacionuar në Gjermaninë Lindore. Bashkëshortja e tij është mjeke në spitalin e urgjencës dhe kujdeset rregullisht për ushtarët ukrainas të plagosur në front.

“Gjithçka varet nga ne, banorët e Kharkiv-it. Nuk mund të lejojmë që qyteti ynë të përfundojë si Donetsk-u. Banorët atje, e lanë qytetin të pushtohej. Ndaj ne këtu nuk duhet ta dorëzojmë qytetin. Ne duhet ta mbrojmë in”, thotë denti sti Oleksandr Dikalo.

Për shkak të moshës, 60-vjeçari nuk i plotëson kushtet për t’u bashkuar me njësitë e mbrojtjes civile që po formohen në të gjithë vendin, por ai është gati të veprojë për të parandaluar rënien e Kharkiv-it.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha së fundmi se çdo përshkallëzim mund të varet nga qyteti Kharkiv. Qyteti është gjithashtu baza e politikanit dhe pronarit të medias, Yevheniy Murayev, i identifikuar nga inteligjenca britanike si personi që Kremlini po konsideronte ta instalonte si president.

Kur ishte vetëm 18 vjeç Anton Dotsenko ishte i përfshirë në valën e protestave që rrëzuan qeverinë pro-ruse në vitin 2014. Tani, punonjës në sektorin e teknologjisë, 24-vjeçari thotë se vendi i tij ka përjetuar trazira të shumta dhe dëshira e tij është që të mos ketë viktima.

Një grup të rinjsh patriotë është i gatshëm të mbrojë qytetin Kharkiv, pa marrë parasysh koston. Çdo javë ata stërviten në një kantier t ë braktisur ndërtimi.

“Kharkovi është shtëpia ime, është qyteti më i rëndësishëm për mua për t’u mbrojtur. Është vija e parë e fronit, ka rëndësi ekonomike dhe strategjike”, thotë një prej të rinjve që po stërviten për të mbrojtur qytetin në rast lufte.

Të njëjtën ide ndajnë edhe ukrainasit e tjerë, që nga kryeqyteti Kiev e deri në perëndimin e largët, në Lviv. Rusia mohon të ketë plane për një ofensivë, por ajo kërkon premtime nga NATO-ja për të mbajtur Ukrainën jashtë aleancës dhe mes të tjerash për të tërhequr forcat e saj nga Evropa Lindore. Brukseli dhe Uashingtoni i kanë hedhur poshtë kërkesat e Moskës.

marrin masat ukrainasit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.