Një infermiere ukrainase, e cila humbi këmbët e saj në një shpërthim mine tokësore, ndau videon e kërcimit të parë me burrin e saj pasi u martua në spital. Dhëndri, Victor mban gruan Oksana në krahët e tij ndërsa kërcejnë në repartin e spitalit në qytetin perëndimor të Lviv.
Momenti është fokusuar në kamera nga një vullnetar në spital. Infermierja 23-vjeçare nga qyteti lindor i Lysychansk humbi këmbët më 27 mars ndërsa ajo dhe Victor po ktheheshin në shtëpi tha Shoqata Mjekësore e Lviv. Ajo u kthye për të paralajmëruar të shoqin për rrezikun, disa sekonda përpara se një minë të shpërthente poshtë këmbëve të saj. Ai nuk u lëndua, por Oksana humbi këmbët dhe katër gishtat në dorën e majtë.
Oksana bëri katër operacione përpara se të evakuohej në Dnipro, ku plagët e saj u shëruan dhe u përgatitën proteza për gjymtyrët e saj. Një javë më parë çifti, i cili ka dy fëmijë, mbërriti në Lviv me trenin e evakuimit.
“Në jetë gjërat nuk duhet të shtyhen për më vonë, thonë Oksana dhe Victor, të cilët kishin gjashtë vjet së bashku e nuk kishin gjetur kohë për martesë,” tha shoqata.
Kështu blenë unazën e martesës në Lviv, i gjetën Oksanës një fustan të bardhë, dhe një tortë e pjekur nga vullnetarët. Festimi i dasmës u bë në repartin e qendrës së kirurgjisë. Oksana tani po përgatitet të udhëtojë në Gjermani me burrin e saj për trajtim të mëtejshëm, tha organizata për Sky News.
Dyshja nuk janë çifti i parë që lidh martesën në mes të luftës. Në fillim të marsit, një çift ukrainas, i cili kishte 22 vite së bashku, vendosi të zyrtarizonte lidhjen e tyre duke u martuar në vijën e mbrojtjes pranë Kievit.