Ujësjellës Kanalizime Tiranë bën të ditur se është shtyrë afati për vetëdeklarimin e taksës së banesës deri më 30 tetor, ndërkohë që shumë banorë të kryeqytetit janë ende të paqartë për këtë procedurë.
Tirananews.al kontaktoi me UKT e cila tha se nuk bëhet fjalë për taksë të re, por është ajo që ka ekzistuar prej kohësh dhe që vilej nga njësitë administrative.
Sipas VKM-së së fundit të qeverisë, UKT sqaron se forma e llogaritjes së taksës ka ndryshuar dhe do të jetë sipërfaqe e banesës x çmimi i vlerësuar x 0.05 %.
Një tjetër paqartësi për qytetarët është dhe dokumentacioni që duhet dorëzuar,dhe si veprohet në rastet kur pashaportizimi nuk përkon me banesën që disponon, apo kur nuk kanë bërë rivlerësimin e shtëpisë. “T’i taksohesh për banesën dhe kontrata që ke lidhur me ujësjellësin bëhet me banesën dhe jo individin. Lista në dispozicion nuk është e limituar vetëm në rivlerësim, t’i mund të kesh vetëm një deklarim të ALUIZNI, ndërkohë është dhe çmimi referencës së zonës.”, thonë burime nga UKT.
UKT sqaron se nuk ka penalizim pas përfundimit të afatit të 30 tetorit, pasi procesi nuk përfundon. VKM i ka parashikuar të gjitha rastet, madje dhe kur nuk e gjen dot individin.
Kategoritë që përjashtohen nga taksa e ndërtesës!
Nëse ke një kontratë të kategorisë familjare me UKT sh.a, duhet të kryesh vetëdeklarimin për llogaritjen e taksës së ndërtesës në çdo “PIKA UKT”!
Nga taksa ndërtesës përjashtohen vetëm kategoritë si më poshtë:
•pasuritë e paluajtshme-ndërtesa, pronë e subjekteve juridike ose fizike, që në bazë të marrëveshjeve me bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale
•ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare, në funksion të veprimtarisë së tyre
•ndërtesat e banimit, të deklaruara si vendbanim nga kryefamiljarët që përfitojnë vetёm pension pleqërie/pension social, kur familja e tyre përbëhet vetёm nga pensionistë, ose dhe me persona në ngarkim të tyre, që janë të paaftë për punë
•ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike;
Dokumentet që duhen:
- ID
- Dokumentin e pronësisë (çertifikata e pronësisë me kartelën e pasurisë, ose kontratën e shit-blerjes, dhurimit apo shkëmbimit, osë akt-privatizimin apo vetë-deklarimin e ALUIZNI-t, si dhe rivlerësimin e fundit të pasurisë nëse e dispononi)
- Librezën e ujit ose faturën e muajit të fundit
Pikat ku mund të drejtoheni:
- Pika UKT, Njësia Nr. 1- Rr. “Bardhyl” – E hënë- shtunë 08:00-20:00.
- Pika UKT, Njësia Nr. 2- Rr. “Petro Nini Luarasi”, pranë Tregut Elektrik- E hënë- shtunë 08:00-20:00.
- Pika UKT, Njesia Nr. 5 – Rr. “Llazi Miho”, Kombinat- E hënë- shtune 08:00-20:00.
- Pika UKT, Rr. e “Kavajës”, pallatet Delijorgji – E hënë- shtunë 08:00-20:00.
- Pika UKT, Drejtoria Rajonale, Sauk – E hënë – premte 08:00-17:00 dhe të shtunën 08:00-13:00.
- Pika UKT -Rruga “Muhamed Deliu”, pranë Freskut – E hënë- premte 08:00-17:00 dhe të shtunën 08:00-13:00.
- Pika UKT Rruga “Budi”- E hënë- premte 08:00-17:00 dhe të shtunën 08:00-13:00.
- Pika UKT Rr. “Aleksandër Moisiu”, përballë Min. se Kulturës- E hënë- premte 08:00-17:00 dhe të shtunën 08:00-13:00.
- Pika UKT, Blv. Zhan D’Ark, përballë Maternitetit të Ri – E hënë- premte 08:00-17:00 dhe të shtunën 08:00-13:00.
- Pika UKT, Rruga “Teodor Keko”, pranë Astir- E hënë- premte 08:00-17:00 dhe të shtunën 08:00-13:00.
- Pika UKT, Kodër Kamëz – E hënë- premte 08:00-17:00 dhe të shtunen 08:00-13:00.
- Njësia Nr. 3 – Rr. “Jusuf Vrioni”, Blloku Vasil Shanto – E hënë- premte 08:00-15:30 dhe të shtunën 08:00-13:00.
- Njësia Nr. 4- Rruga “Artan Lenja”, Pranë Rep. të Zjarrfikseve- E hënë- premte 08:00-15:30 dhe të shtunën 08:00-13:00.
- Zyrat Qëndrore UKT, Rruga e “Kavajës” – E hënë- premte 08:00-16:30.