Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Ulet dënimi për prishjen e qetësisë publike, por penalizim më i ashpër për organizatorët

18:33 / July 25, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1753459053 ministriaedrejtesise
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Do të lehtësohet dënimi për të gjithë ata persona që prishin qetësinë publike. Drafti i hedhur për konsultim publik, parashikon që personat që prishin qetësinë publike dënohem me gjobë ose me burgim deri në 3 muaj.

Me Kodin aktual, personat që prishin qetësinë publike dënohen me gjobë ose deri në 2 vite burg.

Sipas pikës 2 të nenit 406 në Kodin e ri Penal, nëse prishja e qetësisë publike kryhet nga persona që kanë marrë leje zyrtare për të organizuar aktivitete që mund të gjenerojnë zhurma si koncerte, festa apo evente të tjera, por i tejkalojnë kushtet e vendosura në leje, atëherë dënimi ndaj tyre do të jetë më i ashpër. Sipas Kodit të ri penal, dënimi i parashikuar për këtë vepër penale nëse kryhet nga organizatorët shtohet me një të dytën e tij.

Neni 406

Prishja e qetësisë publike

  1. Krijimi i zhurmave shqetësuese, si: muzika me zë të lartë përtej normës së lejuar në aktet dhe ligjet e posaçme, përdorimi jashtë rregullave i sinjaleve akustike, si dhe çdo lloj tjetër zhurme që vjen nga sjellje të papëlqyeshme apo nga kafshët, kur kryhen në rrugë, sheshe, qendra banimi, punë apo vende publike, që cenojnë dukshëm qetësinë e gëzimit të jetës dhe pronës apo mospërfillin haptazi rregullat e mjedisit urban dhe respektin për të, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.
  2. Kur kundërvajtja penale sipas paragrafit të parë, kryhet nga personat që mbajnë leje të organizojnë rastet që mund të prodhojnë zhurma, në tejkalim të kushteve të saj, siguruar nëpërmjet nëpunësve publikë, dënimi penal shtohet me një të dytën e tij.
6883ac3188b66406

Kodi Penal qetësia publike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore gjatë janarit

11:11 / February 7, 2026

Media franceze “Ulysse News”: Udhëtim në Shqipëri, nga gjiret magjike, në qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore

09:10 / February 7, 2026

Ushqyerja autonome ndihmon zhvillimin e gjuhës te fëmijët

10:29 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.