Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Ulet me 30% fluksi në Pediatri/ Manastirliu: Qytetarë, drejtohuni në qendrat shëndetësore

20:33 / January 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Manastirliu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar në mbrëmje Qendrën Shëndetësore Laprakë, një nga katër qendrat shëndetësore ku po ofrohet shërbim 24 orësh për urgjencat pediatrike.

Manastirliu u ka bërë apel prindërve të drejtohen në qendrat shëndetësore për urgjencat që mund të kenë në këtë situatë me fëmijët e tyre.

“Qendra e Laprakës është një prej qendrave shëndetësore që ka ofruar më shumë shërbime pediatrike gjatë këtyre muajve. Qëllimi është të ndërgjegjësohen prindërit për rëndësinë që ka marja e shërbimit pranë qendrave shëndetësore, sidomos në këtë periudhë të qarkullimit të virozave dhe rritjes së qarkullimit të variantit ‘Omicron’, ku urgjenca pediatrike përballet me fluks të shtuar”, theksoi Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha që, nëse prindërit drejtohen pranë qendrave shëndetësore, ulet ndjeshëm fluksi i vizitave në urgjencën pediatrike QSUT.

“Në Spitalin Pediatrik, tashmë edhe me kushtet më të mira, kemi garantuar rritjen e kapaciteteve, por duke bërë një vlerësim nga mjekët dhe strukturat tona, vlerësojmë se, nëse prindërit sjellin fëmijët pranë qendrave shëndetësore, reduktohet në Urgjencën Pediatrike QSUT rreth 30% e fluksit që vijnë për gjendje që mund të zgjidhen fare mirë në qendrat shëndetësore”, tha Manastirliu.

Duke falenderuar ekipin mjekësor të qendrës shëndetësore nr. 7, Ministrja Manastirliu vuri theksin tek rëndësia e mjekut të familjes në këtë situatë të epidemisë dhe qarkullimit të virozave.

“Mjekët e familjes janë të pajisur me protokollet përkatëse të trajtimit. Eshtë e rëndësishme për të theksuar faktin se protokollet e miratuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë të rëndësishme për t’u ndjekur dhe të gjithë qytetarët duhet të drejtohen tek mjeku i familjes për të ditur se çfarë duhet të përdorin, edhe kur kanë simptoma, të trajtohen për simptoma të COVID-19 apo për virozat”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi nga Qendra Shëndetësore Laprakë se duhet të vijojë vaksinimi antiCOVID me të treja dozat. Përgjatë gjithë periudhës së dimrit Qendra shëndetësore nr. 6 në Kombinat, qendra shëndetësore nr. 7 në Laprakë, qendra shëndetësore nr. 8 pranë sheshit Ëilson dhe qendra shëndetësore nr. 10 në zonën e Oxhakut ofrojnë shërbim 24 orë për urgjencat pediatrike.

manastirliu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.