Epo këto episodet romantike të propozimeve janë shumë të bukura, sidomos kur zgjidhen mënyra mjaft speciale për ti bërë ato.
Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë me moderatorin e njohur Ardit Roshi i cili ka zgjedhur të propozojë live për martesë partneren e tij, Blerina Bajko.
Kjo e fundit është vajza e aktorit të madh të humorit Agim Bajko. Propozimi është bërë mbrëmjen e të enjtes në studion e emisionit “Këndo këngën time” në Vizion Plus.
Në minutat e fundit të emisionit “Këndo këngën time” Arditi ka kërkuar pak kohë për veten, dhe ka ftuar në skenë partneren së cilës i ka premtuar se do ta bëjë vajzën më të lumtur në botë.
“Në këtë rrugëtim të gjatë profesional, mbas kamerave më ka shoqëruar gjithmonë dikush. Është një vajzë që si ju në shtëpi, ka qeshur, ka kënduar, është shqetësuar dhe është gëzuar më këtë program. Blerina…eja të lutem. Unë jam njeri sh privat, mirëserdhe por këtë moment dua ta ndaj me ju. Do të përpiqem të të bëj vajzën më të lumtur në botë”, ka thënë ndër të tjera Arditi, para se të puthej me Blerinën dhe të merrte përgjigjen pozitive.
