Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ulet norma bazë e interesit nga Banka e Shqipërisë

16:33 / July 2, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1751465640xwhatsapp image 2025 07 01 at 133122 353
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Banka e Shqipërisë ul në 2.5 normën bazë të interesit për lekun nga 2.75 për qind që ishte. Për herë të fundit norma bazë e interesit kishte ndryshuar në 8 nëntor 2024 kur u ul në 2.75 për qind.

Ulja e normës bazë reflektohet së pari te yield-et e bonove të thesarit të qeverisë shqiptare. Bonot e thesarit dhe veçanërisht ato 12-mujore përdoren si tregues referues për kreditë me norma të ndryshueshme interesi. Ulja e normës bazë dhe e yield-eve reflektohet kështu automatikisht në interesat e kredive ekzistuese, përveçse në interesat që bankat ofrojnë për kreditë e reja.

Banka e Shqipërisë ka shprehur shqetësim për rritjen e shpejtë të kredisë, veçanërisht në segmentin e pasurive të paluajtshme. Për të balancuar efektin e normave relativisht të ulëta dhe në rënie të interesit, në mesin e këtij viti Banka e Shqipërisë vendosi për herë të parë një shtesë kundërciklike mbi raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar.

Kur banka qendrore ul normën bazë të interesit, bëhet më e lirë për bankat tregtare të marrin hua. Si pasojë, edhe kreditë për qytetarët dhe bizneset bëhen më të lira, duke nxitur konsum dhe investime. Kjo rrit kërkesën në ekonomi dhe mund të ndihmojë në rritjen ekonomike. Gjithashtu, kursimet bëhen më pak të leverdishme, ndaj njerëzit janë të prirur të shpenzojnë më shumë. Megjithatë, nëse ulet shumë ose për një kohë të gjatë, mund të shkaktojë inflacion. Ky është një mjet tipik i politikës monetare për të stimuluar ekonominë.

Banka e Shqipërisë norma Bazë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Policia Bashkiake dhe IMT çlirojnë hapësirat publike në Tiranë, 20 mijë m² u rikthehen qytetarëve

20:08 / July 19, 2025

”Hape derën”, sherr mes shqiptarit dhe asistentes së fluturimit. Avioni bën ulje emergjente

18:12 / July 18, 2025

Aksioni për faturimin e produkteve blegtorale dhe bujq֝ësore do shtrihet në 3 faza

10:00 / July 18, 2025

Monedha euro drejt një minimumi të ri, po zbret nën 97 lekë

21:39 / July 17, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.