Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ulet numri i martesave në Tiranë, Lezha shënon rritje

16:20 / February 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
martese 745x405 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gatë vitit të pandemisë janë regjistruar 17,473 martesa, nga 22,415 gjatë vitit 2019-të, duke pësuar një rënie kështu me 22%. Nga ana tjetër koeficienti bruto i martesave për viti 2020 regjistrohet në 6.2 martesa për 1,000 banorë, ndërkohë që gjatë vitit 2019 ky tregues regjistrohej në 7.9 martesa për 1,000 banorë.

 Vlera më e lartë koeficientit bruto të martesave është arritur në Lezhë, me 8.0 martesa për 1,000 banorë, ndërsa vlera më e ulët është arritur në qarkun e Tiranës, me 5.2 martesa për 1,000 banorë. Lezhën e ndjek në renditje qarku i Dibrës, me 7.0 martesa për 1,000 banorë dhe Berati , me 6.9 martesa për 1,000 banorë. Koeficienti bruto i martesave, për qarkun e Lezhës, krahasuar me vitin 2019-të, ka rënë me 3.3 martesa për 1,000 banorë dhe është rënia më e lartë nga të gjithë qarqet. Nga ana tjetër, për Tiranën, ky tregues ka ndryshuar me gati 2.2 martesa për 1,000 banorë.

Numri më i madh i martesave për vitin 2020 është regjistruar në qarkun e Tiranës, me 4,739 martesa, megjithatë për këtë qark numri i tyre ka rënë me 17.6%, krahasuar me vitin 2019-të. Në të gjitha qarqet e Shqipërisë vërehet rënie e numrit të martesave, por rënien më të madhe e ka regjistruar qarku i Vlorës, me gati 32%, ndjekur nga Lezha, me 30,2%. Nga ana tjetër qarku me numrin më të ulët të martesave është qarku i Gjirokastrës, me 364 martesa, ndërsa rënien më të ulët e ka shënuar qarku i Korçës, me 15.1% martesa më pak në 2020-ën.

martese Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.