Prodhimi i Brendshëm Bruto i zonës euro pësoi një rënie prej 3,8% në tremujorin e parë, ulja më e madhe që prej krijimit të monedhës unike në vitin 1999, sipas vlerësimit të parë të publikuar sot nga Zyra europiane e Statistikave.
Kjo rënie shpjegohet nga masat e kufizimit lidhur me COVID-19, që u ndërmorën gjerësisht nga shtetet anëtare në muajin mars.
Në Francë, dy javët e para të kufizimit e zhytën vendin në recesion, me një kontraktim historik të PBB-së prej 5,8% në tremujorin e parë, sipas një vlerësimi të Institutit kombëtar të Statistikave (Insee).
Spanja, e prekur rëndë nga pandemia ka regjistruar një kontraktim të PBB-së prej 5,2%, sipas vlerësimeve të para të Institutit Kombëtar t ëStatistikave (INE).
Gjermania, ekonomia e parë e zonës euro, do të publikojë parashikimet e saj për PBB-në më 15 maj.
Masat kufizuese kundër koronavirusit kanë pasur një impakt mbi inflacionin, që është ngadalësuar në prill me 0,4%, sipas një vlerësimi të publikuar nga Eurostat.
Sipas Eurostat, shkalla e papunësisë në zonën euro është rritur në 7,4% në muajin mars nga 7,3% në shkurt.
