Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Ullinjtë, shërues për shumë sëmundje

13:50 / July 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
30459578 shutterstock 787796746
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ullinjtë janë shumë të popullarizuar, një nga ushqimet më karakteristike të dietës mesdhetare, të pasur me lëndë ushqyese. Ata përgjatë kohës janë konsumuar edhe si një ushqim shërues për shumë sëmundje.

Edhe studimet e fundit kanë gjetur një numër të madh  përfitimesh shëndetësore që i japin ullinjtë organizmit të njëriut:

1.Përmirësojnë shëndetin e kockave

Një studim i fundit sugjeron se vaji i ullirit parandalon humbjen e masës kockore. Ndaj konsumi i ullinjve është shumë i rekomanduar për kocka të forta.

2.Ulin kolesterolin

Acidet yndyrore te ullinjtë ulin kolesterolin e keq dhe rrisin kolesterolin e mirë.

3. Largojnë dhimbjet

Studimet kanë treguar se ullinjtë ndalojnë zhvillimin e enzimave përgjegjëse për shfaqjen e inflamacionit dhe dhimbjes.

4. Antioksidantët

Ullinjtë janë një burim i shkëlqyer i biofenolëve. Këto antioksidantë, arrijnë të parandalojnë akumulimin e kolesterolit në enët e gjakut.

5. Janë të pasur me baktere të mira për stomakun

Ullinjtë përmbajnë lactobacillus, një nga bakteret më të mira për stomakun. Sa më shumë baktere të mira të kemi në stomak, aq më e mirë do të jetë tretja dhe aq më pak inflamacion do të kemi në organizëm

6. Efikasë kundër rrudhave

Ullinjtë përmbajnë acid oleik që e mban lëkurën të butë dhe të shëndetshme. Në fakt, ngrënia e ullinjve përmirëson paraqitjen e lëkurës dhe largon rrudhat me të paktën 20 përqind.

7. Ulin rrezikun e diabetit dhe mbipeshës

Këto fruta me bërthamë janë të pasur me yndyrna mono-të-pangopura dhe ulin rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2 dhe mbipeshës. Kjo e mirë vjen nëse nuk konsumoni ushqime të yndyrshme dhe zgjidhni ullirin dhe nënproduktet e tij.

8. Ulin oreksin e tepërt

Ullinjtë përmbajnë acide yndyrore mono-të-pangopura që ngadalësojnë tretjen dhe stimulojnë hormonet që janë përgjegjëse për të informuar trurin që jeni të ngopur.

Konsumi i ullinjve është shumë i rekomandueshëm sa më shpesh të jetë e mundur.

semundje sherues ullinjte
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026

Gonorrea dhe sifilizi “dalin jashtë kontrollit” në Europë

09:24 / May 23, 2026

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

11:03 / May 18, 2026

Shpresa për trupin pas alkoolit/ Studimet tregojnë se një pjesë e dëmtimeve mund të rikuperohen

16:00 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.