Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Unaza e Madhe/ Helidon Bushati: Fituesit e 7 loteve të Unazës, janë të paracaktuar

14:32 / October 6, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
helidon bushati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PD-së, Helidon Bushati ka reaguar lidhur me tenderin e Unazës së Madhe. Ai tha se ky tender është kthyer në një mal të vërtetë korrupsioni.

DEKLARATA E BUSHATIT

Unaza e Madhe, eshte kthyer ne nje mal të vertetë korrupsioni, ku ARRSH ushqen me miliarda klientët e qeverisë.

Fituesit e 7 loteve të Unazës, duken qartë se janë të paracaktuar.

Procedurat tenderuese janë mbyllur me 15 shtator dhe  ARRSH-ja, vonon te shpalle rezultatet. 

Natyrshëm lindin një seri pyetjesh: 

  • Pse vonohet ARRSH-ja ne shpalljen e këtyre rezultateve? 
  • Mos valle po gatit çorbën e radhës për t’u siguruar qe tenderat shkojnë tek fituesit e paracaktuar ashtu siç është përfolur? 
  • A mos ka ndonjë fitues te paracaktuar qe nuk ka arritur te dorëzojë dokumentat e tenderit? 
  • Mundet valle qe te anullohet ndonjë nga këto tendera për siguruar mbushjen e premtimeve ndaj fituesve te paracaktuar?

Tenderat e Unazës se Madhe, janë një pazar i shëmtuar i ARRSH-se me kompanitë ne pronësi te njerëzve te lidhur me qeverinë.  7 segmente rrugore te njëpasnjëshme, nga të gjitha anët janë  te ngjashëm njeri me tjetrin por kriteret e vendosura janë jashtëzakonisht te ndryshme nga njeri tjetri, kritere qe plotësohen vetëm nga fituesit e paracaktuar.

Keshtu ne Lotin 1,i cili eshte edhe ai qe ka vleren me te madhe prej 2.5 miliard lek te reja, eshte edhe loti i cili ne absolut kerkohet numri me i ulet i punonjesve 145,stafit kryesor  6, kamioneve 10 dhe eskavatoreve 4.Nderkohe qe ne lotin 6 qe ka vleren me te ulet, 1.8 miliard lek te reja, kerkohen 250  punonjes,9 staf kryesor,21 kamiona dhe 9 eskavatore. 

Ndërkohe kur vendi po zhytet në varferi dhe shtresa e të varfërve po rritet në mënyrë të frikshme,  qeveria shqiptare ndan nën rrogoz tendera për kompanitë që gllabëronjë parat e qytetarëve.

Partia Demokratike por dhe Institucionet ndërkombëtare,  kane shprehur ne mënyre te vazhdueshme kritikat e tyre ndaj mungesës se konkurrencës dhe transparencës ne tenderat e zhvilluar ne Shqipëri.

E pyesim ARRSH-në: A do te anullohet Loti 1 i parashikuar për nje nder klientet me te afert te Kryeministrit qe aktualisht po punon ne segmente te Unazes se Re ne ndertim e siper?

Perse Loti 1 nuk shfaqej dhe nuk shfaqet fare ne faqen elektronike te Agjensise se Prokurimit?
A do te ndodhe ky fenomen me Lotin 1 sepse kjo kompania e paramenduar te fitoje harroi te dorëzojë letrat ne këtë tender? 

Po me Lotin 3 “Sheshi Shqiponja – Bulevardi i ri – Shkozë, Urat mbi lumin Tirana” çfarë do te ndodhe?  A do t’i jepet edhe ky tender dy kompanive te paracaktuara?

Cdo qytetar edhe ai qe nuk ka ekspertize ne kete fushe e kupton qe keto kritere jane vene per te paracaktuar fituesin e radhes

Ka shembull pas shembulli qe vërteton paracaktimin e fitueseve.

Cfare do te beje ARRSH-ja per te mbajtur premtimet ndaj kompanive te paracaktuara fituese?

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama pret ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për arsimin profesional dhe mundësitë për biznesin zviceran në Shqipëri

12:57 / October 7, 2026

Kryeministri Rama në Akademinë e Sigurisë, nis viti i ri akademik: “Ju do të jeni policët e së ardhmes”

12:18 / October 7, 2026

Drafti/ Ndihma shtetërore do t’i kalojë Autoritetit të Konkurrencës

11:36 / October 7, 2026

Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës

10:28 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.