Mëngjesin e kësaj të mërkure, edhe pse do të jetë në Bruksel, kryeministri Edi Rama u ka uruar ndjekësve një ditë të mbarë. Këtë herë kreu i qeverisë ka dhënë lajmin përmes një postimi në facebook, se kanë përfunduar 5 tunelet e “Unazës së Madhe” që lehtësojnë hyrjen-daljen nga Tirana.
“MIRËMËNGJES, dhe me këtë video nga Unaza e Madhe e Tiranës, ku tanimë kanë përfunduar 5 tunelet në nyjën kryesore të ish-sheshit Shqiponja dhe nënkalimit te Zona e Astirit, falë të cilave trafiku është lehtësuar ndjeshëm si në hyrje dhe në dalje të Tiranës, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.