Ditën e sotme, në kryeqytet po zhvillohet një protestë kundër diskriminimit krahinor në vendin tonë. Pjesë e kësaj proteste ka qënë edhe aktori i njohur Mehdi Malkaj i cili bëri përgjegjëse politikën për këtë përçarje mes shqiptarëve.
“Unë jam malok , por unë kam edhe miq malok këtu. Miq të dashur njeriu nuk zgjedhe dot familjen. Nuk qëndron problemi se u grindën dy zyrtarë, por po bëhet një luftë e madhe për veriu , jug për të përçarë atë që quhet Shqipëri. Unë e dua shumë Shkodrën, e dua shumë Dibrën kam qenë më shfaqje , e dua vendin tim, por përse e shëmtojnë njerëzit. Kush e ka shpikur veri-jug këtu tek ne? Politika e ndyrë antishqiptare që vazhdon të jetë e ulur këmbëkryq në qendër Tiranës. Vëllezërit kosovar i priti e gjithë Shqipëria deri në Sarandë., unë jam një derr maloku që nuk ua merr mendja,. Mal me okë,” u shpreh aktori Malkaj.
