Aktori i famshëm me origjinë shqiptare, Jim Belushi, ndodhet prej disa ditësh në Shqipëri, pasi po punon për realizimin e një dokumentar, i cili do të transmetohet së në median amerikane.
Së fundmi, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka ndarë një video ku shfaqet krah aktorin, teksa i mëson të thotë në shqip “unë jam shqiptar”.
“BLUES BROTHERS Me shqiptaro-amerikanin e madh Jim Belushi, i cili realizoi për ditë me radhë dokumentarin amerikan mbi Shqipërinë, në serialin e Discovery Channel”, shkruan Balla në postimin e tij.
