Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Unë me ty erdha në këtë jetë e pa ty do të iki”, gazetarja zbardh mesazhet në telefonin e 38-vjeçarit që u gjet i pajetë në banesë. Ja biseda e fundit me ish-të dashurën

18:49 / May 29, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sms
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e rëndë u shënua disa ditë më parë në Tiranë, pasi në rrugën “Kristi Maloku” u gjet i pajetë në banesën e tij një 38-vjeçar.

Gazetarja Anila Hoxha nga burimet e saj ka mundur të sigurojë referimin e çështjes në prokurori ku në materialin e siguruar thuhet se viktima G.Ç., është gjetur i pajetë nga familjarët e tij gjatë orëve të darkës, pasi këta të fundit kanë mbërritur në banesë.

Me interes shihen mesazhet e fundit që viktima i ka dërguar një shtetaseje me iniciale SH.M.

 “Gjatë këqyrjes së telefonit të shtetasit G.Ç., janë konstatuar dy mesazhe me interes për hetimin, ku shikohen të drejtuar drejt një nr tel 069******* e regjistruar me emrin “My V***”, ku ndër të tjera shkruhej: … unë me ty erdha në këtë jetë e pa ty do të iki …” : – … dje më dhe goditjen e fundit, por do jem unë i pari që do të bëj këtë për ty…’”, thuhet në materialin e firmosur nga oficeri i Policisë Gjyqësore.

Më pas autoritetet kanë bërë të mundur identifikimin e shtetases dhe kanë kontaktuar me të për t’i marrë dëshminë. Ajo ka treguar se me viktimën kanë patur relata me njeri-tjetrin, por në dhjetor të vitit 2020 e ka bllokuar në telefon dhe nuk ka patur më kontakte.

Po ashtu nga këqyrja e telefonit të kësaj shtetaseje nuk janë gjetur mesazhet e viktimës, pasi ajo e ka pasur të bllokuar numrin e tij prej muajsh. Por një zhvillim i ri është fakti se rreth një javë para se 38-vjeçari t’i jepte fund jetës ajo e kishte takuar dhe e kishte parë në gjendje të rënduar psikologjike dhe i kishte sugjeruar që të rrinte pranë familjes.

“Nisur nga këto mesazhe është identifikuar shtetasja me iniciale SH.M dhe i është marrë deklarim, ku ndër të tjera ka deklaruar se në telefonin e saj nuk i ka ardhur asnjë mesazh nga shtetasi G.Ç. Kjo gjithashtu sqaron se kanë patur disa relata dhe kontakte të vazhdueshme me njeri-tjetrin, por në Dhjetor të vitit 2020 e ka bllokuar në telefon dhe nuk ka patur më kontakte.

Pas këqyrjes së telefonit kutia e mesazheve ka rezultuar bosh.

Kjo shtetase ka deklaruar se ka rreth 10 ditë që e ka takuar G.Ç., dhe e ka parë paksa në gjendje të rënduar psikologjike, ku e ka këshilluar që të qëndrojë pranë familjes së tij dhe të jetë i qetë”, thuhej në dokument.

mesazhet telefon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vritet me thikë zv.presidentja e Bank of America në Times Square, autorja sulmon me thikë edhe policët, ekzekutohet pas ndërhyrjes

08:24 / September 2, 2026

Irani sulmon bazat amerikane në Lindjen e Mesme

08:19 / September 2, 2026

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.