Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

UNICEF: 2023 ‘grabiti’ të ardhmen e dhjetëra-mijëra fëmijëve nëpër botë

22:04 / December 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
UNICEF
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) 2023 do të mbahet mend si një nga vitet që ‘grabiti’ të ardhmen e dhjetëra-mijëra fëmijëve nëpër botë.

Luftërat dhe konfliktet e përgjakshme që kanë tronditur botën kanë shkurtuar fondet për aktorët humanitarë. Sipas raportit të UNICEF, në mbi 40 konflikte, shkalla e vdekshmërisë së fëmijëve në Gaza është dyfishuar.

Në Sudan dhe Haiti, ka raporte të verifikuara për rrëmbime dhe përdhunime të vajzave dhe shqetësimet janë ngritur nga  Raportuesi Special për trafikimin e personave, veçanërisht grave dhe fëmijëve.

Ndërsa disa shtete kanë vepruar për të kthyer fëmijët dhe nënat e tyre, rreth 31,000 fëmijë ende jetojnë në kushte të mjerueshme në kampe.

Në vitin 2023, UNICEF-i bëri thirrje për 10.3 miliardë dollarë fonde emergjente për të arritur më shumë se 110 milionë fëmijë përfshirë 54 milionë vajza dhe 10 milionë fëmijë me aftësi të kufizuara me ndihmë humanitare në 155 vende dhe territore.

Apeli u fokusua në vendet e prekura nga kriza, përfshirë në Haiti, Sahel, Republikën Demokratike të Kongos, Bririn e Afrikës, Pakistanin, Ukrainën, Sudanin, Ugandën, Etiopinë, Afganistanin dhe Mianmarin.

Pesë apelimet kryesore sipas kërkesave për financim për vitin 2024 janë për Afganistanin me 1.44 miliardë dollarë, refugjatët sirianë dhe popullsitë e tjera të cenueshme me 860 milionë dollarë, Sudanin me 840 milionë dollarë, Republikën Demokratike të Kongos me 804 milionë dollarë dhe Ukrainën dhe përgjigjen e refugjatëve me 580 milionë dollarë.

2023 unicef
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.