Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

UNICEF jep alarmin për gjendjen në Gaza, kurse ushtria izraelite bëri thirrje për evakuimin e plotë

13:01 / October 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gaza 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

UNICEF jep alarmin se fëmijët dhe familjet në Gaza po vuajnë edhe për ujë të pijshëm. Sipas OKB-së pavarësisht gati 100 kamionëve me ndihma që kanë hyrë ditët e fundit nga Egjipti, banorët e Rripit të Gazës kanë nevojë për shumë herë më shumë furnizime. Qartë situata duket në këto pamje ku me mijëra palestinezë shfaqën duke u dyndur e mbajtur radhë në pikat e Kombeve të Bashkuara të shpërndarjes së ndihmave.

Prokurori i gjykatës ndërkombëtare për krimet, Karim Khan tha se privimi i civilëve nga nevojat elementare si ushqimi dhe ilaçet përbën krim lufte. Ai i bëri thirrje Izraelit që menjëherë të heqë bllokadën ndaj popullsisë civile. Bllokada izraelite megjithatë ka për qëllim që të detyrojë Hamasin të lirojë 220 pengjet e marra në sulmin e befasishëm të 7 Tetorit dhe ta dobësojë grupin e militantëve para sulmit të madh ushtarak që Izraeli ka në plan kundër tyre.

Kurse ushtria izraelite bëri thirrje për evakuimin e plotë të spitalit Al Kuds në Gaza, pas goditjes së disa objektivave pranë këtij spitali ku mendohet se kanë bazat e tyre të fshehta militantët e Hamasit. Por Ministria e Shëndetësisë nën kontrollin e Hamasit në Gaza tha se evakuimi i spitalit më të madh ende funksional është i pamundur pasi është i mbingarkuar me pacientë veçanërisht në terapinë intensive.

gaza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shtrenjtohet nafta në bursa/ Rritet me 4 përqind, arrin në 94 dollarë për fuçi

15:07 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mbi 30 mijë hektarë të djegur, Spanja në betejë me flakët dhe vapën ekstreme

12:56 / July 22, 2026

Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet e energjisë, nafta arrin nivelin më të lartë në gjashtë javë

12:17 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.