Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

UNICEF paralajmëron : Bebet në rrezik. Mjekët detyrojnë nënat të blejnë qumësht artificial

19:40 / August 8, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nitrube1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërprerja e parakohshme e ushqimit të fëmijëve me qumësht gjiri është një nga faktorët, që ndikon drejtpërdrejt në rritjen e numrit të vdekshmërisë foshnjore. Ndërsa në rastet më të “mira”, kur efektet nuk janë me pasojë për jetën, ulin koeficientin e inteligjencës së vogëlushëve, 3-7 pikë, duke mos përjashtuar edhe pasojat që krijohen te nënat, si kanceri i gjirit dhe hemorragjia e paslindjes. Duke iu referuar studimit të realizuar nga UNICEF, rezulton se 30% e vdekjeve te fëmijët nën 5 vjeç, në Shqipëri, lidhen me kequshqyerjen, ndërsa 18% e tyre, si pasojë e ndërprerjes së ushqimit me qumësht gjiri dhe zëvendësimit të tij me qumësht artificial.

Duke iu referuar të dhënave të këtij studimi, rezulton se në Shqipëri 55% e nënave fillojnë t?i ushqejnë vogëlushët me ushqime plotësuese, qumësht artificial, kur vogëlushët janë 6-8 muajsh. Bazuar te përgjigjet e nënave të intervistuara, që kanë fëmijë 0-6 muajsh, 60.5% e tyre, i ushqejnë vogëlushët vetëm me qumësht gjiri, 26.7% i ushqejnë me gji plus qumësht artificial, ndërsa 12.7% i ushqejnë vetëm me qumësht artificial.
Sipas të dhënave që paraqiten në raportin e UNICEF, çështja bëhet edhe më e rëndë, kur vërehet se shkaku kryesor që i nxit nënat të blejnë qumësht artificial janë vetë mjekët dhe farmacistët.

Kjo, sipas UNICEF-it, për shkak se mjekët dhe farmacistët janë të lidhur me disa kompani që tregtojnë këto lloj produktesh në tregun shqiptar, marrëdhënie nga e cila kanë përfitime personale, duke mos menduar për dëmin që mund t?i shkaktojë kjo lloj ushqyerje një foshnje.

Llojet e qumështit artificial që përdorin nënat, foshnjat e të cilave janë 0-6 muajsh janë: Aptamil, Plazmon, Nutriben etj.

Sipas këtij monitorimi rezulton se shkeljet vërehen si në institucionet shëndetësore publike, ashtu edhe në ato private, në formën e promocioneve, që ekspozohen nëpërmjet posterave në ambientet e brendshme të tyre, madje edhe te përparëset e vetë mjekëve, ku lexohen mbishkrime të firmave të qumështit artificial.

Mangësitë e etiketave.

Në raportin e UNICEF konstatohen shkelje në etiketat e dy monitorimeve si më poshtë: “Nuk shënohet shprehja “Shënim i rëndësishëm” dhe më pas evidentimi i vlerave të padiskutuara të

qumështit të gjirit; Përkthimi është i paplotë, i shkurtër; Germat e përkthimit janë shumë të vogla, mezi lexohen; Është i vendosur në vende ku shqitet etika; Është i vendosur në vendin ku mbulon instruksionin me figurë; Nuk përshkruan rreziqet e përdorimit të ushqyerjes artificiale; Nuk shkruhet që duhet të përdoren sipas këshillës me mjekun; Nuk përshkruan instruksionet për përgatitjen e qumështit artificial; Rekomandohet fillimi i ushqyerjes shtesë që në muajin e katërt, gjë që ndërhyn në ushqyerjen me gji ose me qumësht sipas rekomandimeve të OBSH-së (0-6 muaj); Idealizimi me figura fëmijësh të shëndetshëm; Vendosja e figurës së biberonit në rastin e ushqimeve, që fillohen pas moshës 6 muaj, megjithëse këtu duhet të fillohet ushqyerja me lugë”. Sipas studimit, një prodhues, shpërndarës ose shitës nuk duhet të ofrojë për shitje ose të shesë formula për foshnja, në qoftë se ambalazhi ose etiketa nuk përmban formulimin: “Ushqimi i gjirit është ushqim ideal për rritjen e shëndetshme dhe për zhvillimin e fëmijëve. KUJDES! Ky produkt do të përdoret për foshnjat nën 6-muajshe. Përpara se të vendosësh të plotësosh ose të zëvendësosh ushqimin e gjirit me këtë produkt, këshillohu me mjekun!”

behet qumesht unicef
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.