Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Universi ka nisur të shkatërrohet

14:50 / August 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
univers 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Apokalips, fundi i botës shprehje që qarkullojnë prej kohësh dhe që janë pranuar dhe nga komuniteti i shkencëtarëve. Por ata janë të ndarë përsa i përket kohës kur dhe si do të mbërrijë ky fund.

Për disa ky proces nuk ka nisur ende, për të tjerë procesi ka nisur dhe fundi i asaj që njohim e shohim është më afër nga sa mendohej.

Një studim thotë se përshpejtimi i përhapjes së universit dhe rritja e pranisë së asaj që njihet si “materia e zezë” (forcë misterioze që tregon se si përhapet e zgjerohet universi, që askush nuk mund të thotë me siguri se çfarë është në të vërtetë) tregojnë që brenda dhjetëra miliardë vitesh, galaksitë do fillojnë të përplasen me njëra-tjetrën.

Pikërisht ky do të jetë edhe fillimi i fundit të pashmangshëm. Për një njeri dhjetëra miliardë vite janë shumë, shumë më shumë, por për ‘kohëmatësin’ kozmik kjo periudhë cilësohet si relativisht e shkurtër.

Teoria e hedhur është vepër e një studimi të një grupi shkencëtarësh britanikë dhe amerikanë. Studimi është publikuar në “phys.org” dhe grupi i shkencëtarëve thotë se po përpiqet të sigurojë më shumë të dhëna për të dalë me një datë më të saktë për fundin e universit.

Askush nuk e di me siguri se si do të mbërrijë ky fund. Tri janë teoritë kryesore; përthithja e madhe, ngrica e madhe dhe shkërrmoqja e madhe.

E para thotë se në fund graviteti do të jetë aq i fortë sa universi do të ndalojë përhapjen e tij dhe do nisë procesi i anasjelltë; përthithja që do të shoqërohet me përplasje galaksish, yjesh e planetesh.

Teoria e dytë thotë se materiet nuk do të shpërbëhen, por përhapja me shpejtësi e universit do të rrisë radiacionin duke i dhënë fund jetës.

Teoria e tretë shkon në kah të kundërt me teorinë e parë. Sipas kësaj teorie, që ka edhe mbështetësit më të mëdhenj, kur përhapja e universit të jetë më e fortë se forca e gravitetit, atëherë galaksitë, yjet dhe planetet do të humbasin ekuilibrat që i mbajnë duke përfunduar në një kaos të vërtetë./ Top Channel

shkaterrohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore

20:37 / September 19, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.