Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën?

22:10 / January 13, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dafi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duket se e shkuara nuk është lënë pas. Një veprim i fundit i Dafinës ka rikthyer vëmendjen te marrëdhënia e saj e tensionuar me Taynën, pasi këngëtarja duket se ka ripostuar një video nga TikTok ku shfaqen komente të ashpra për kolegen e saj.

Lëvizja u vu re nga moderatorët e “Uëtëfë”, të cilët e bënë publike dhe ndezën diskutimet në rrjete sociale.

Në videon në fjalë, Tayna shihet duke kënduar këngën “Another Love” të Tom Odell. Mbi pamje, autori i postimit ka vendosur një tekst kritik për aftësitë e saj si artiste, duke shkruar:

“E kuptojmë që të pëlqen shumë të këndosh, por për të qenë shumë të sinqertë, nuk ka zë më acarues në skenë. Nuk ka vokal, as teknikë dhe as stabilitet të zërit në këndim.
Po përpiqesh, por disa gjëra janë të lindura, vajzë, më vjen keq. Për këngën ‘rap’ je e para.”

Postimi mori edhe më shumë vëmendje pasi u shpërnda nga Dafina. Edhe pse, sipas të gjitha gjasave, u fshi pak më vonë, ndjekësit e kishin vënë tashmë re dhe komentet u mbushën me reagime e hamendësime.

Disa mendojnë se repost-i mund të ketë qenë i paqëllimshëm dhe është hequr sapo Dafina e ka kuptuar që është shtypur gabimisht. Megjithatë, për shumë të tjerë, ky veprim nuk dukej aspak rastësor, sidomos duke pasur parasysh historinë mes dy këngëtareve.

Nuk është hera e parë që emrat e Dafinës dhe Taynës përmenden në kontekst përplasjesh. Vite më parë, ato kanë shkëmbyer ironira ndaj njëra-tjetrës, ndërsa Dafina ka publikuar edhe një këngë që u interpretua gjerësisht si një mesazh i drejtpërdrejtë.

Qoftë rastësi apo jo, episodi ka rikthyer sërish vëmendjen te marrëdhënia e tyre e ndërlikuar duke lënë të kuptohet se, për disa, konfliktet e vjetra nuk mbeten kurrë plotësisht pas.

image 10
image 11

Dafina Zeqiri kolege marredhenia tayna tension
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.