Këtë të hënë kryeministri Edi Rama e ka nisur me pamjet nga rruga e re Bulqizë–Librazhd, aksi Ura e Çerenecit–Zgosht.
Në këtë postim kreu i qeverisë ka theksuar se hap një korridor të ri lindor që lidh Dibrën me Elbasanin, duke transformuar qasjen ndaj zhvillimit rural dhe turizmit malor.
“MIRËMËNGJES dhe me rrugën e re Bulqizë–Librazhd, aksi Ura e Çerenecit–Zgosht, që jo vetëm lidh Dibrën me Elbasanin, por krijon një korridor të ri lindor duke sjellë më afër bukuritë natyrore dhe pasuritë e turizmit malor, nxit ekonominë rurale dhe i jep jetë sipërmarrjeve të reja bujqësore e turistike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
