Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Urdhëri i prerë, Rama largon punonjësit nga Kryeministria pas infektimeve me Covid-19: Punoni nga shtëpia

16:41 / June 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kryeministria
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dosja.al ka mësuar se pas raportimit se në godinën e kryeministrisë janë identifikuar disa persona të infektuar me Covid-19, ndërtesa është boshatisur.

Urdhëri i prerë ka bërë që të gjithë punonjësit të largohen nga godina dhe të punojnë nga shtëpia. “Do punoni nga shtëpia,”- mësohet të ketë fjalia që ka bërë që asnjë nga punonjësit të mos paraqitet më në këtë hyrje.

Por, as fakti që një prej të infektuarve me koronavirus ishte një gardist që qëndronte në hyrje të ndërtesës, nuk e ka bërë kryeministrin Edi Rama që të braktisë zyrën e tij.

Hera e fundit që Rama u shfaq në zyrë, i patrembur nga Covid-19, ishte mesditën e sotme, kur paralajmëroi qytetarët që tëe tregonin kujdes dhe të respektonin masat, ndryshe rrezikonin sërish mbylljen.

Por kryeministria nuk është i vetmi institucion që është prekur nga Covid-19. Burime për Dosja.al bëjnë  me dije se ditët e fundit janë infektuar punonjës të  Ministrisë së Bujqësisë, të Postës Shqiptare, zyrave të OSHEE-së, të Ministrisë së Financave dhe të Bashkisë Tiranë.

Po kështu mësohet se të gjithë punonjësit e SPAK ka bërë tamponin, por asnjë prej tyre nuk ka rezultuar pozitiv. Ndërkohë që priten edhe testet serologjike, për të vërejtur nëse e kanë kaluar ose jo me parë. Mëngjesin e sotëm Dosja.al raportoi se janë infektuar edhe shumë punonjës shëndetësor.

Ndërkohë ministria e Shëndetësisë, apelon që qytetarët të respektojnë masat dhe të kujdesen për higjienën e tyre. Sot është zgjeruar harta e të prekurve  me 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 I prekur në Korçë dhe Pukë. Numri i rasteve aktive në vend është 571 dhe që nga nisja e pandemisë janë infektuar 1672. Sakaq numri i viktimave ka shkuar në 37.

COVID-19 Rama tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

Rama nis përgatitjet për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS

14:50 / November 5, 2026

Buxheti 2027/ Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

13:56 / November 5, 2026

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend! Shqipëria synon mbylljen e negociatave në vitin 2027

12:50 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.