Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Urdhërohet arrestimi i pronarit të kompleksit të njohur në Dhërmi, Helidon Gjikoka ja mbath në Angli

16:51 / October 26, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjikoka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çështja e tjetërsimit të pronave në Dhërmi, pritet arrestimi i disa zyrtarëve nga ALUIZNI dhe AShK-ja.

Helidon Gjikoka, biznesmeni i kompleksit turistik në Dhërmi është shpallur në kërkim, pasi gjykata e Tiranës, caktoi masën e sigurisë “arrest në burg”. Kërkesa për caktimin e kësaj mase është bërë në gjykatë nga Prokuroria e kryeqytetit, e cila pas hetimeve të kryera konstatoi se Helidon Gjikoka, ishte implikuar në falsifikimin e dokumentave, ku ka tjetërsuar në mënyrë të paligjshme dhe i ka marë pronën një personi tjetër në Dhërmi.

Kërkesa për arrestimin e Helidon Gjikokës, ishte depozituar një muaj më parë, por për shkak të dekonspirimit të informacionit në gjykatë, mësohet se ai, ka mundur të largohet nga Shqipëria në drejtim të Anglisë, duke mos arritur të arrestohet nga policia e Tiranës.

Ndërkohë për këtë çështje penale pritet që gjatë kësaj jave, nga ana e policisë dhe prokurorisë së Tiranës, të arrestohen dhe disa zyrtarë të ALUIZNI-t e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, të cilët besohet se kanë ndjekur procedurat për hipotekimin në mënyrë të paligjshme të kësaj çështje.

Hetimet vijojnë dhe se Prokuroria ka siguruar prova të pakundërshtueshme se Helidon Gjikoka, i ka marrë pronën nëpërmjet dokumentave të falsifikuara, pronarit të ligjshëm Ilir Koka. Nga hetimet e kryera rezulton se Helidon Gjikoka është  “strubmullari” i mega skandalit, ku rezulton se disa vite më parë shtetasi Helidon Gjikoka, mori me qira një pronë dhe disa objekte në Dhërmi nga shtetasi Ilir Koka.

Synimi i Helidon Gjikoka të kapte biznesin dhe të përvetësonte më pas këtë pronë, e cila është e pozicionuar, buzë bregdetit në Dhërmi dhe bëhet fjalë për një hotel dhe një truall./Shqiptarja.com

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.