Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken duke postuar vendimin e Biden për Ballkanin Perëndimor thotë se SHBA është e përkushtuar në promovimin e demokracisë, dhe se ky urdhër i Biden është një mjet jetësor drejt rrugës evopiane të vendeve të rajonit.
“Ne jemi të përkushtuar për të promovuar demokracinë, transparencën dhe llogaridhënien në të gjithë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me standardet që vendet e rajonit duhet të plotësojnë për të përparuar në rrugën e tyre evropiane. Urdhri i sotëm është një mjet jetësor drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët”, thotë Blinken në Twitter.