Aktorja e dashur për publikun Rita Lati feston sot ditëlindjen.
Në këtë ditë të shënuar për të nuk do mungonte urimi i vajzës së saj Roza Lati e cila na ka prekur të gjithëve me fjalët emocionues të bërë për të ëmën.
“Sot ka 25 vjetorin kjo Diva Rita Lati ! Jetofsh pergjithmone qe t’me mbash edhe mua rrahjet e zemres gjalle. Te dua. Edhe me fal per ato 1001 rastet qe ti kam tensionuar une ty rrahjet e zemres tende”.
Nga postimi kuptojmë se Rita mbush 52 vjeçe, por nga tipi rebel që aktorja ka ngjan si 25 vjeçe.
Roza është vajza e vetme e Ritës dhe të dyja kanë një lidhje tepër të ngushtë më njëra-tjetrën kjo duket edhe nga postimet e bëra në Instagram.