Shqipëria feston sot 111-vjetorin e Pavarësisë. Me rastin e kësaj dite të rëndësishme për ne ka menduar edhe Google.
Në faqen kryesore të kërkimit në internet kanë vendosur flamurin e Shqipërisë duke uruar në këtë mënyrë Pavarësinë.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Ai ka shpërndarë një foto se si duket Google sot.
“Po, është dita e flamurit më të bukur në botë”, shkruan ai.