Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ursula von der Leyen përballë dy mocioneve mosbesimi, apel për unitet në Parlamentin Evropian

23:00 / October 6, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ursula
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përballë dy mocioneve mosbesimi në Parlamentin Evropian, bëri thirrje për unitet, duke paralajmëruar se kundërshtarët e BE-së janë “të gatshëm të përfitojnë nga ndarjet dhe t’i ndezin ato”.

Në fjalimin e saj para seancës plenare në Strasburg, gjatë debatit mbi mocionet e propozuara nga e Majta Radikale dhe e Djathta Ekstreme e grupit “Patriotët e Evropës”, Von der Leyen riafirmoi angazhimin për bashkëpunim me të gjithë “për të ruajtur unitetin”.

Ajo theksoi se qëllimi i unitetit nuk është domosdoshmërisht pajtimi mbi çdo detaj, por ruajtja e “pamjes së madhe“ dhe bashkimi rreth pikave të përbashkëta për të ofruar rezultate për evropianët në këtë botë të rrezikshme.

“Kundërshtarët tanë nuk janë vetëm të gatshëm të përfitojnë nga ndarjet, por edhe t’i ndezin ato”, shtoi ajo.

Me mbështetjen e të gjithë Komisionerëve në skenë, Von der Leyen theksoi: “Mesazhi më i fuqishëm që mund të dërgojmë është ai i unitetit. Qoftë në gatishmërinë tonë mbrojtëse, ndërtimin e mburojës së demokracisë sonë, forcimin e konkurrueshmërisë apo krijimin e vendeve cilësore të punës në ekonominë moderne. Këtu duhet të fokusohemi. Dhe unë, së bashku me të gjithë Komisionerët prapa meje, dua të punojmë së bashku me Parlamentin Evropian për këtë.”

Duke iu drejtuar eurodeputetëve, ajo i paralajmëroi të mos bien në “kurthin” që ka ngritur presidenti rus Putin, duke përshkruar përpjekjet e tij si një “truk i vjetër” për të mbjellë përçarje, përhapur dezinformim dhe për të kthyer evropianët kundër njëri-tjetrit.

“Kjo është një kurth dhe thjesht nuk mund të biejmë në të”, tha ajo.

Presidentja e Komisionit pranoi se shqetësimet e disa eurodeputetëve për situatën në Gaza, Ukrainë apo marrëdhëniet tregtare me SHBA janë „legjitime“ dhe „të sinqerta“, duke shtuar se lista e çështjeve shqetësuese është e gjatë.

“Mendoj se kjo është një përgjegjësi e përbashkët në këtë moment të rrezikshëm të historisë tonë“, deklaroi Von der Leyen, duke shprehur besimin se Parlamenti Evropian është i gatshëm të marrë përgjegjësitë për të ofruar zgjidhje për evropianët.

“Mund të mbështeteni tek unë dhe Komisioni për të ndarë këtë përgjegjësi me ju. Sepse mesazhi që dërgojmë tani do të rezonojë në të gjithë Evropën dhe më gjerë. Dhe besoj se ky mesazh duhet të jetë që Evropa qëndron e bashkuar dhe ofron rezultate së bashku”, përfundoi ajo.

Votimi për dy mocionet e mosbesimit pritet të zhvillohet të enjten më 9 tetor, por dyshohet se të dyja do të dështojnë pasi partitë pro-evropiane (PPE, Socialistët dhe Demokratët, Liberalët dhe Gjelbërit) pritet të bashkohen rreth Von der Leyen.

mocione mosbesimi parament unitet Ursula Von der Leyen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia konfiskon dhe heq nga tregu 900 suvenire me hartën e Serbisë pa Kosovën

20:39 / November 12, 2025

Qipro goditet nga dy tërmete

19:32 / November 12, 2025

Kapet një anëtar i dyshuar i Hamasit në Gjermani

18:57 / November 12, 2025

2300 vite burg për rivalin e Erdoganit

18:29 / November 12, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.