Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ushqime të skaduara, reagon për herë të parë drejtoresha e PAK

21:00 / April 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PAK
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

KLSH ka nxjerrë një raport në të cilin rezulton se në qendrën për persona me aftësi të kufizuara në Vlorë kishte ushqime të skaduara.

Drejtoresha e qendrës PAK, Lida Grabova ka reaguar për herë të parë për “Review” në Euronews Albania lidhur me këtë çështje.

“Unë do t’ju them të gjitha gjërat ashtu siç janë në të vërtetë, jo siç thuhet në raport. Po të them që nuk ka ushqim të skaduar. Ngul këmbë dhe mund të vijë kush të dojë, unë kam pasur këtu edhe AKU-në, edhe prokurorinë dhe të gjitha dhe kanë parë që ushqimet nuk janë të skaduara. Thotë që vjen era e keqe dhe ajo zonja erën e keqe në një pulë të ngrirë nuk ka sesi ta evidentojë, thotë që është e skaduar kur unë kam gjithë raportet dhe çertifikatat që lëshohen për ushqimet. Kam çertifikatat e çdo ushqimi shtazor dhe çdo ushqimi që përpunohet në qendër, jo të datave të mëvonshme apo të mëparshme, por të atyre datave. Pulat kanë qenë të ngrira në frigorifer me mbështjelljen e tyre origjinale. Ata të KLSH-së kanë hapur mbështjelljen dhe kanë fotografuar dhe kanë thënë që pse nuk janë pulat të futura në qese një e nga një që unë po t’i shkrija ato pula edhe t’i fusja në qese nga një dhe t’i ngrija, është në kundërshtim me mbajtjen e ushqimeve në frigorifer. Gjithashtu, ka qenë djathi në shëllirë dhe ka qenë i vendosur në kuti plastike, gjë e cila nuk përbën shkelje pse nuk ka qenë në frigorifer. I thamë asaj zonjës hajde të marrësh ata të AKU-së të bëjnë analizat e pulave dhe të gjërave dhe më tha nuk ka nevojë ta marr se nuk do ta shkruaj dhe pastaj e shkroi dhe unë nuk pata mundësi të merrja AKU-në të më bënte analizat ushqimore, ndërkohë që unë në qendër kam periodikisht, përveç vitit 2020 që ishte pandemi, unë kam inspektimet e AKU-së. Mund të vini në qendër dhe t’i shikoni vetë pa mua këto gjëra,” – u shpreh Grabova.

pak ushqime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.