Zgjedhja e ushqimeve të papërpunuara, të freskëta e bio është jo pak e rëndësishme por nutricionistët shprehin një shqetësim: duke u fokusuar tek regjimet detox, njerëzit po harrojnë kaloritë.
Me kalimin e viteve, metabolizmi ngadalësohet gjithnjë e më shumë dhe sasia e kalorive që merrni ka edhe më shumë rëndësi. Më poshtë do të listojmë ushqimet që duhet t’i hani me masë, sepse në të kundërt do të kontribuojnë në rritjen e peshës dhe fitimin e kilogramëve.
Vaji i kokosit: Pavarësisht erës së mirë, recetave të shumta që e pranojnë këtë vaj dhe përfitimeve shëndetësore si të gjithë vajrat e tjerë dhe ai i kokosit është i pasur në kalori. Vetëm dy lugë nga ky vaj përmban rreth 240 kalori.
Smoothiet: Kjo pike është një mënyrë e mirë për të marrë mineralet dhe vitaminat nga frutat apo perimet, por nëse kombinimi nuk është ai i duhuri, smoothie do të jetë thjeshtë një “bombë kalorish” dhe jo lëndësh ushqyese.
Gjalpi i frutave të thata si (arrat, bajamet) etj: Frutat e thata janë aleati numër 1 i zemrës, por duhet patur kujdes me sasinë që hani! Janë të pasura me shumë yndyrë e ndonëse e shëndetshme, kjo e fundit mund t’ju rrisë në peshë pa e kuptuar.
Fruta të thata: Një çerek filxhani qershi të thata ka të njëjtën sasi kalorish me një filxhan e gjysmë qershi të freskëta. Në vend të tyre është mirë të konsumoni fruta të freskëta që nuk i janë nënshtruar procese të ndryshme.
Mesazhi këtu nuk është të ndaloni së ngrëni këto ushqime, por të kini kujdes me masën, si me çdo gjë tjetër.