Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Ushqimet që mjekët këshillojnë të konsumoni nëse vuani nga ankthi

19:41 / September 6, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0321 STD StressFood Feature 696x313 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për të reduktuar ankthin, ekzistojnë disa strategji natyrale. Ushtrimet dhe teknikat e frymëmarrjes ndihmojnë jo pak. Por ju mund të konsumoni edhe më shumë ushqime që stimulojnë trurin, dhe që janë provuar se e lehtësojnë ankthin. Ja cilat janë 6 prej tyre:

1. Salmoni

Ky peshk i yndyrshëm është i pasur me acidet yndyrore Omega-3 dhe vitaminën D, të cilat ndihmojnë në rregullimin e neurotransmetuesve qetësues si dopamina dhe serotonina. Ekspertët thonë se acidet yndyrore që përmban salmoni, EPA dhe DHA, lidhen me një shkallë më të ulët të ankthit.

Këto acide yndyrore funksionojnë duke reduktuar inflamacionin, dhe duke parandaluar mosfunksionimin e qelizave të trurit, diçka e zakonshme tek njerëzit që vuajnë nga ankthi. Ndërkohë, vitamina D është treguar efektive në reduktimin e ankthit dhe simptomave depresive.

2. Kamomili

Kjo bimë barishtore ka veti antioksiduese dhe anti–inflamatore, të cilat mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit të lidhur me ankthin. Disa studime kanë zbuluar se njerëzit që pinin ekstrakte të kamomilit, kishin një reduktim të ndjeshëm të simptomave të ankthit.

3. Shafrani i Indisë

Përfitimet shëndetësore të shafranit të Indisë vijnë kryesisht nga kurkumina, një kimikat që gjendet në kërcellin e rrënjës së kësaj bime. Studimet mbi kurkuminën, kanë zbuluar se ajo mund të ndikojë në nivelet e serotoninës dhe dopaminës, kimikate të trurit që kontrollojnë humorin dhe sjelljen e njerëzve. Po ashtu kurkumina mund të shkaktojë ndryshime të dobishme në pjesët e trurit tuaj, që reagojnë ndaj stresit, dhe që mbrojnë nga dëmtimi istrukturave që prodhojnë energji në qelizat e trurit.

4. Çaji jeshil

Kjo pije e njohur përmban L-theanine, një aminoacid që besohet se ka efekte pozitive në shëndetin e trurit, duke e reduktuar ankthin. Çaji jeshil përmban edhe Epigallocatechin ose ECGC, një anti–oksidant që forcon shëndetin e trurit.

5. Kosi

Sipas disa studimeve, probiotikët që gjenden tek disa lloje kosi mund të përmirësojnë mirëqenien tuaj, përfshirë edhe shëndetin tuaj mendor. Në një studim, u vu re se individët që vuanin nga ankthi, ishin më të aftë në përballimin e stresit kur konsumonin kos të pasur me probiotikë.

6. Çokollata e zezë

Përmban flavanole si epikatekina dhe katekina. Këto përbërës bimore veprojnë si antioksidantë, dhe të kenë efekte neuroprotektive. Thuhet se flavanolet e shtojnë fluksin e gjakut në tru dhe e përmirësojnë rrugët e sinjalizimit midis qelizave. Një studim me 13.626 pjesëmarrës, zbuloi se njerëzit që konsumonin çokollatë të zezë, kishin simptoma depresive shumë më të pakta në krahasim me ata që hanin më rrallë çokollatën e zezë. Gjithsesi për shkak se përmban shumë kalori, është mirë që çokollata e zezë të konsumohet në mënyrë të moderuar. 

ankthi mjekët ushqimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Brokoli mund të zhbëjë të gjitha dëmet që i shkakton cigarja mushkërive

22:45 / December 3, 2025

Dita Botërore kundër HIV-AIDS/it, ISHP: 125 raste të reja në Shqipëri më 2025-ën

11:13 / December 1, 2025

FDA: Vaksinat anti-COVID shkaktuan vdekjen e 10 fëmijëve

14:15 / November 29, 2025

Studimi: Helmi i akrepit mund të përdoret për të trajtuar tumoret e kancerit të gjirit

21:29 / November 28, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.