Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Ushqimet të cilat mund të shkaktojnë dhimbje koke

16:32 / December 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ece3a42bcf074c46b1ac9b0ecab40c24
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dhimbjet e kokës janë një problem që prek shumë njerëz në mbarë botën dhe në disa raste shkaku mund të gjurmohet tek ushqimi. Ka disa ushqime që mund të shkaktojnë migrenë ose ta përkeqësojnë atë, duke e bërë dhimbjen edhe më të padurueshme.

Njohja se cilat ushqime mund të ndikojnë në shëndetin tonë është çelësi për të bërë zgjedhje ushqimore. Në fakt, disa ushqime përmbajnë substanca të veçanta që në disa individë ose situata veçanërisht të ndjeshme mund të ndikojnë në shfaqjen e dhimbjeve të kokës ose t’i përkeqësojnë ato.

Akullore- Kur diçka e ftohtë prek qendrën e qiellzës, aktivizohen disa nerva përgjegjës për kontrollin e rrjedhjes së gjakut në kokë. Këto nerva, në kontakt me të ftohtin, bëjnë që enët e gjakut në kokë të fryhen, duke sjellë dhimbje koke.

Kafe- Kafeja është një nga ushqimet më të këqija për ata që vuajnë nga dhimbje koke, sepse konsumimi i rregullt i kafeinës mund të krijojë varësi. Në fakt, mungesa e kafeinës mund të shkaktojë dhimbje koke.

Djathë- Disa djathëra mund të shkaktojnë dhimbje koke. Djathërat si parmixhani, brie ose çedar, përmbajnë tiraminë, një kimikat natyral që ngushton dhe zgjeron enët e gjakut, duke shkaktuar dhimbje koke.

Çokollatë- Edhe pse më pak e njohur, çokollata, si kafeja, gjithashtu përmban kafeinë. Për të njëjtën arsye si kafeja, mungesa mund të shkaktojë dhimbje koke të forta.

Mish- Ashtu si djathi edhe mishi mund të përmbajë tiraminë. Sallami, mortadella, proshuta, janë të gjitha ushqimet që nuk rekomandohen për ata që vuajnë nga dhimbja e kokës kronike.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

13:33 / September 7, 2026

Media spanjolle rekomandon Shqipërinë mes destinacioneve mesdhetare për pushime në shtator

11:53 / September 7, 2026

Fruthi rikthehet në Kosovë/ 151 raste të konfirmuara, mbi 95% te personave të pavaksinuar

15:21 / September 6, 2026

Shënohen 10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, figura shqiptare që frymëzoi botën

09:11 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.