Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Ushqyerja autonome ndihmon zhvillimin e gjuhës te fëmijët

10:29 / February 5, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7490
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autonomia gjatë vaktit të fëmijëve që 1 vjeç ndikon pozitivisht në komunikim dhe zhvillimin social. Gjatë momentit të vaktit aktivizohen shumë procese të rëndësishme zhvillimore. Autonomia gjatë ushqyerjes te fëmijët që nga mosha 1 vjeç ndikon pozitivisht në komunikim dhe në zhvillimin social të tyre.

Fëmijët që ushqehen vetë që në moshën 1 vjeç e zhvillojnë më shpejt procesin e të folurit. Sipas një pune kërkimore ndërkombëtare, dy fusha të zhvillimit, ushqyerja në mënyrë autonome dhe aftësia e komunikimit, janë ngushtësisht të lidhura me njëra-tjetrën.

Kështu, fëmijët që ushqehen më shpesh vetë janë ata që tregojnë një zhvillim më të avancuar të aftësive komunikuese, me një numër më të lartë vokalizimesh dhe gjestesh që në moshën 12-mujore.

Sipas ekipit kërkimor, autonomia në procesin e të ngrënit përfaqëson një nga etapat më domethënëse evolutive në rritjen e çdo fëmije. Kjo aftësi zakonisht shfaqet dhe piqet rreth moshës 2 vjeç e gjysmë.

Momenti i vaktit nuk është vetëm një rast për të plotësuar nevojën për ushqim, por një kontekst i pasur ku aktivizohen shumë procese zhvillimore, që përfshijnë zhvillimin motorik (lëvizjen), kognitiv dhe socio-emocional të fëmijës. Rezultatet e këtij studimi tregojnë se inkurajimi i ushqyerjes autonome ka efekte shumë pozitive edhe në zhvillimin e gjuhës dhe të komunikimit, të cilat janë thelbësore në moshën 1–3 vjeç.

autonome fëmijët ushqyerja Zhvillon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore gjatë janarit

11:11 / February 7, 2026

Media franceze “Ulysse News”: Udhëtim në Shqipëri, nga gjiret magjike, në qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore

09:10 / February 7, 2026

TTW: Shqipëria, mes thesareve të fshehura të Europës për turizëm të qetë

09:16 / February 5, 2026

Alimehmeti në Foltoren e Berishës: Çmimet e barnave u rritën pa asnjë transparencë

19:30 / February 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.