Ukraina nuk po gjen qetësi nga luftimet e ashpra dhe bombardimet e rusëve. Ndërkohë, mediat e huaja raportojnë një tjetër lajm të hidhur. Mësohet se trupat rusë kanë vrarë sot kryebashkiakun e qytetit të Hostomel i cili ndodhet pranë Kievit.
Ky informacion është konfirmuar edhe nga autoritetet lokale në Ukrainë.
“Kryetari i komunës Gostomel, Yuri Illich Prylypko, vdiq duke shpërndarë ushqime për popullatën e uritur. Ai vdiq për popullin e tij, vdiq si hero”. kanë shkruar ata në faqen e komunës në Facebook.
