Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ushtarët rusë vrasin mercenarin që dezertoi, aleati i Putin: E merituar!

17:38 / November 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mercenari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aleati i Presidentit Vladimir Putin, Yevgeny Prigozhin i ka dalë në mbrojtje disa pamjeve të tmerrshme të publikuara ku vritet një mercenar i cili dezertoi nga lufta në Ukrainë.

Sipas BBC, Prigozhin ka deklaruar se vdekja e 55-vjeçarit Yevgeny Nuzhin ishte më se e merituar. “Vdekje e një qeni për një qen” – është shprehur ai.

Mercenari njoftoi në shtator se kishte kaluar në anën e Ukrainës. Në videon e publikuar këtë fundjavë, ai tregon se po lëvizte në Kiev, ku një ushtar rus e goditi prapa koke duke e lënë pa ndjenja.

Më pas, ai u zgjua në një bodrum, ku u xhirua edhe videoja. Megjithatë, ai ishte mbajtur si rob lufte nga Ukraina dhe nuk është e qartë se si ishte i lirë të shëtiste nëpër Kiev.

Pamjet e vrasjes së 55-vjeçarit u postuan gjatë fundjavës në kanalin Telegram të lidhur me grupin e vrasësve Wagner, Zona Grey.

Pamjet fillojnë me Nuzhin që përshkruan se si shkoi në front si anëtar i Wagner-it, pasi u rekrutua në gusht. Ai tha se kishte ndërmend të ndryshonte anë dhe “të luftonte kundër rusëve”, dhe më vonë u kap nga ukrainasit.

Pasi u sulmua në Kiev më 11 nëntor, ai humbi ndjenjat dhe u zgjua në bodrumin ku po bëhej filmi.

Pas kësaj, një burrë i paidentifikuar shfaqet duke sulmuar Nuzhin me një vare. Ai bie në tokë dhe më tej goditet për vdekje.

Zoti Prigozhin tha në një deklaratë se Nuzhin kishte “tradhtuar popullin e tij, tradhtoi shokët e tij”.

Ai në mënyrë sarkastike e përshkroi videon si “vepër regjisoriale të shkëlqyer që mund të shikohet në një moment”.

“Unë mendoj se ky film quhet “Vdekja e një qeni për një qen”, shtoi ai.

Ndërkohë Kremlini është përpjekur të distancohet nga video, me zëdhënësin Dmitry Peskov duke thënë se “nuk ishte puna jonë”.

mercenari putin Yevgeny Prigozhin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

22:49 / October 28, 2026

Partitë refuzojnë ftesën e Begajt për konsultimet për zgjedhjet vendore, vetëm PS konfirmon pjesëmarrjen

22:36 / October 28, 2026

Britania rrit taksat për bankat për të ndihmuar qytetarët, 100 paund për rreth 20 milionë familje për faturat e energjisë

22:09 / October 28, 2026

Dejan Soskic, kandidati që mund të bëhet kryeministër i Serbisë pas fitores historike të Listës Studentore

21:51 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.